Kryemadhi: Drejtësia, peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij

Pas vendimit të gjykatës për lënien me arrest shtëpie të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur dhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sipas saj sot drejtësia vdiq, pasi ajo kontrollohet plotësisht nga Rama.
Postimi në Facebook i Kryemadhit:
E kisha thënë!
Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!
Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.
Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!
Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.
Tashme padrejtësia është përballë popullit, sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “Arrest Shtëpie” për ish-ministrin të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata duke dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Artikulli paraprakTahiri në “arrest shtëpie”, reagon Berisha: Kryegjykatës Rama e “dënoi” Sajen me qëndrim në shtëpinë e tij po jo të miqve!
Artikulli tjetërBasha: Arresti i shtëpisë për Tahirin, mashtrimi i Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve