Kryemadhi me banorët te Unaza e Re: Rama mos të guxojë t’u afrohet banesave të qytetarëve!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar sot banorët e Astirit të cilët protestojnë prej 16 ditësh në mbrojtje të banesave dhe të tyre, pasi u paralajmëruan se do të shembeshin në kuadër të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Takimi mes kryetares së LSI-së dhe banorëve ka zgjatur rreth 1 orë, në të njëjtin ambient ku banorët ishin takuar gjithashtu me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Pas takimit të zhvilluar banorët, Kryemadhi i ka bërë thirrje Edi Ramës që të tërhiqet nga vendimi për shkaterrimin e shtepive, pasi sipas saj veprimet e tij jane të paligjshme.
Kryemadhi tah se, opozita qëndron qytetarëve pasi janë në të drejtën e tyre.
“Ndoshta me vonesë por me të vetmen arsyen që politika të qëndojë larg nga protestat që lindin nga shpirti i qytetarëve. Nuk kam pikën e dyshimit që janë në të drejtën e tyre dhe nuk kam pikën e dyshimit se Edi Rama vjedh paratë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së deklaroi se Edi Rama ka spostuar rrugën në dëm të qytetërëve dhe projekti është devijuar kur bëhet fjalë për pronat e “klientëve të tij”.
Ajo u bëri thirrje edhe tre kompanive që kanë marrë këtë tendër që të mos guxojnë që të prekin shtëpitë e këtyre banorëve.
“Kjo do të thotë se Edi Rama ka dy standarte, standartin e klientëve të vet dhe atë të fukarenjve që i nxjerr në rrugë dhe nuk merr asnjë përgjegjësi. Po u bëj thirrje edhe atyre tre kompanive, të mos guxojë tu afrohen shtëpive të qytetarëve”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Ajo i bëri thirrje Ramës dhe firmave të ndërtimit që të rrinë larg, e të mos u afrohen banesave të qytetarëve.

Monika Kryemadhi 1

Artikulli paraprakNjeriu në kabinetin e Ramës tek Dosja 339/1, bisedat e “xhuxhit” me vrasësin
Artikulli tjetërDy shqiptarë kapen në Itali me mijëra euro në makinë