Kryemadhi: Na presin sfida të vështira, betejë me krimin e organizuar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se kjo është një betejë përballë krimit të organizuar. Gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së në kampingun e Jalës, Kryemadhi tha se, na presin sfida të vështira, të cilat ju të rinjtë duhet t’i përballoni dhe të fitoni betejën, sado e vështirë që të jetë.

“Ju të rinjtë keni një përgjegjësi për të ndryshuar këtë realitet”, tha Kryemadhi, duke shtuar se kjo është një periudhë e vështirë për institucionet shqiptare.

Por kryetarja e LSI-së shprehur bindjen se forca e të rinjve është shumë më e madhe se ajo e makutërisë së klasës politike në tërësi apo e qeverisë në veçanti.

“LSI është shtuar këtë vit vetëm me vajza dhe është një gjë emirë se thonë që është bereqet. LSI hyri si një forcë politike që theu monopolin e dy partive të mëdha.

Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira.

Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. Mos i merrni shumë seriozisht lojërat politike që bëjmë ne këtu. Mos i shihni për të qenë lider menjëherë, lider është ai që fal dashuri për grupin.

Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen.

Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”, tha Kryemadhi.

Exit mobile version