Kryemadhi në Shkodër: Qeveria të mbajë përgjegjësi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vizituar banorët e përmbytur të Shkodrës. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka kërkuar nga qeveria, që të mbajë përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhen shkodranët. “T’i ftojmë të gjithë shqiptarët për t’u solidarizuar, me mësu nga përballimi i fatkeqësive që shkodranët i bëjnë me dinjitet. Ju me qytetarinë tuaj i bëni ballë indiferencës qeveritare, politike, djepi i qytetarisë jeni dhe i qëndresës së demokracisë…
Ne na keni gjithmonë në krah në maksimumin tonë. Për të gjet mundësinë për krijimin e asistencës së tokës, hidrocentralet duhet t’i dalin për zot përmbytjeve. Pavarësisht emrit që ka qeveria, duhet me mbajt një përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet, ndaj njerëzve të vet se fundja ata përfaqësojnë”, tha Kryemadhi.Prej gati një muaji, qyteti i Shkodrës është i rrethuar nga uji. Situata ditën e sotme duket se ka ardhur drejt përmirësimit, por problemet janë ende evidente.
Sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji është ulur nga 4500 ha që ishte ditën e dielë, në 4155 ha. Banorët vazhdojnë ende të kenë probleme me energjinë elektrike si edhe me ujin e pijshëm.

Exit mobile version