Kryemadhi: Nuk do të ketë asnjë hap pas, gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët

Pas takimit me euro deputetët të cilët zbarkuan sot në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se, opozita është në rrugën e duhur dhe nuk ka asnjë kthim pas.
Duke folur për gazetarët pas këtij takimi, Kryemadhi u shpreh se gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët.
Deklarata e Monika Kryemadhit
Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.
Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj.
Faleminderit dhe na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e Republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush. Ju faleminderit shumë!

Artikulli paraprakShkëlzen Berisha i përgjigjet Taulant Ballës: Hallet e mia me ty zgjasin sa një seancë Tualeti…
Artikulli tjetërQeveria në panik, zëvendësi i Ramës imiton shefin, ja si fyen dhe kërcënon gazetaren