Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, kryetarja e LSI-së është shprehur e bindur se më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje. Duke komentuar dekretin e presidentit, ajo u shpreh se pas botimit në Fletoren Zyrtare ai ka fuqi zbatuese për të gjithë.
“Protesta do të jetë paqësore, do ta menaxhojmë me përgjegjshmëri të plotë. Nuk kanë faj policët e shtetit. Mos harroni që nuk është më tashmë në dorën tonë, çdo ditë që Rama provokon populli aq më shumë irritohet”, – tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
E pyetur se çfarë do të ndodh në 30 qershor, Kryemadhi tha se nuk do të ketë zgjedhje.
“Si fallxhore që jam, në datë 30 Edi Rama nuk ka për të bërë dot zgjedhje. Sepse ato nuk janë zgjedhje, bëhen me kandidatë alternativë. Këta le ta shikojmë çdo vendosi populli. Di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së”, – u shpreh Kryemadhi.
“Ajo gruaja që sheh filxhanin e Ramës në kryeministri është këshilltare e Ramës që po i them vetëm nofkën ajo e “gjermanishtes” i them se fati i Ramës nuk është në filxhan” – tha Kryemadhi sipas së cilës Veliaj po punon kundër Ramës. Sipas saj, Veliaj kërkon të sigurojë mandatin e tij në Tiranë dhe më pas të nxjerrë Ramën si “të keqin” e kësaj situate.