Kryemadhi paralajmëron axhendë “surprizë” për Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim me gazetarët menjëherë pas përfundimit të tryezës së jashtëzakonshme të opozitës së bashkuar që u zhvillua në Durrës.
Kryemadhi tha se, Vettingu ndaj politikanëve ndan krimin nga politika.
“Gjithë opozita po konsolidohet më shumë, parti të tjera po i shtohen frontit kombëtar opozitar.
Aksioni opozitar është i qartë dhe nuk do ndalet.
Do presim nëse Edi Rama do jetë pro apo kundër vettingut.
Axhenda e opoitës do jetë shumë active”, u shpreh Kryemadhi.
Në përgjigje të komenteve të kreut të grupit parlamentar socialist ndaj draftit të opozitës, Kryemadhi u shpreh se, “Tojota Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Opozita nuk ka frikë nga vetingu por ata që merren me tojota yaris”.
Më tej ajo tha se, Çlirimi nga krimi është emergjencë kombëtare. Parlamenti është i grabitur nga bandat.
Kryemadhi u shpreh se Opozita do ketë një axhendë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Ramës por edhe për ju gazetarët.
Deklarata e plotë e Kryemadhit
Ky qytet që tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët, ashtu si e gjithë Shqipëria është i kapur dhe drejtohet nga bandat e dorgës dhe krimit të organizuar. Aksioni i opozitës nuk ka më ndalesë, do të vazhdojë dhe do të ecë përpara në të gjithë hapat e tij dhe në axhendën, të cilën çdo ditë e më shumë po e pasuron me aktivitete dhe informacionet e duhura, ku katër grupet e punës të cilat janë ngritur, bënë një raportim të qartë të të gjithë situatës, teksa çdo ditë e më shumë bëhen më flagrante shkeljet dhe uzurpimi që bandat dhe krimi i organizuar i kanë bërë shtetit shqiptar.

Ajo që ngriti sot opozita është shumë e qartë, emergjenca kombëtare për çlirimin e shtetit nga krimi i organizuar, situata me krimin e cila po ngarkohet çdo ditë e më shumë, duke vazhduar si hap të parë kryesor vettingun ndaj politikanëve, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi shansin pët ta çliruar.
Vettingu ndaj politikanëve është ai proces, i cili ndan shapin nga sheqeri, ndan krimin nga politikanët të cilët sot janë ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë, janë ulur këmbëkryq në karriget e Parlamentit. Më pas hapat e tjerë janë të shkruara dhe grupet e punës po punojnë, ndërkohë që e gjithë opozita sa vjen e konsolidohet më shumë,partitë politike po shtohen më shumë, grupet dhe faktorë të tjerë politikë po i bashkohen frontit opozitar dhe përballë nuk ka gjë tjetër. Përballë ka një Parlament të grabitur nga bandat dhe duart e Edi Ramës, i cili tashmë ka mbetur i vetëm dhe kërkon të manipulojë çdo gjë për atë që kërkon. Ajo ç’ka ne mendojmë dhe që është shumë e rëndësishme është angazhimi i të gjitha strukturave të opozitës pa dallim të idealeve politike, sepse tashmë idealet politike janë bërë minimale dhe nuk ekzistojnë më. Sot e vetmja ndasi është ndasia nga krimi i organizuardhe me atë grup që ka kapur dhe ka uzurpuar qeverinë shqiptare.
Gazetarja: Znj. Kryemadhi si do vazhdojë aksioni opozitar? Do të vazhdojë në këtë mënyrë duke shkuar nga një qytet në tjetër qytet për të zhvilluar Kuvendin parallel, apo do të ketë rikthim në Parlament?

Aksioni opozitar është mëse i qartë. Do të fillojmë të presim nëse Edi Rama është pro apo kundër Vetting-ut dhe ajo çka mendoj unë se është shumë e rëndësishme është që të jeni të bindur që axhenda e opozitës është mëse e qartë dhe do të jetë shumë aktive. Do të jetë e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët.
Ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë ka folur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i cili është shprehur lidhur me Vetting-un në politikë se opozita i trembet ndërkombëtarëve dhe kjo është arsyeja sepse ajo vjen me një draft të sajin. Si i përgjigjeni kësaj akuze?
Kjo është qesharake. Toyota Yaris nuk ishte e opozitës. Ajo ishte e Taulant Ballës. Kështu që ska pse t’i trembet opozita Vetting-ut. Opozita e ka bërë vetting-un e saj. Ata të thonë janë pro apo kundër vetting-ut. Dhe kjo është mëse e qartë. Shqiptarët presin me padurim pastrimin e klasës politike nga ata që merren me Toyota Yarsi, nga ata që merren me trafikimin e kokainës nga Kolumbia dhe të gjithë segmentët e tjera kriminale të cilët kanë uzurpuar dhe kanë grabitur jetën e shqiptarëve. Kjo është mëse e qartë dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë. Çdo aludim apo fshehje emocionale që ata kanë apo makth brenda vetes së tyre e kanë të pamundur ta shmangin duke u çfokusuar. Opozita është mëse e qartë në aksionin e saj politik. Ne po presim nëse janë pro apo kundër Vetting-ut të politikës dhe ndërkohë vazhdojmë aksionin dhe axhendën tonë politike. Nuk mund të na ndërhyjnë dot më çdo ditë dhe më shumë. Po të ishim gabim ne nuk do të na afroheshin partitë e tjera politike dhe Edi Rama nuk do të ngelte vetëm. Në rast se qeveria nuk do të pranojë të negociojë, në fakt kryetari Basha ka deklaruar se nuk do të ketë negociata por në rast se hidhet poshtë, çfarë reagimi do ketë nga opozita? Opozita është shumë e qartë. Ju thashë do të jetë një axhendë shumë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Z. Rama por edhe për ju gazetarët.

Artikulli paraprakProtesta kundër taksës në Rrugën e Kombit, PD në Kukës: Do mbështesim qytetarët
Artikulli tjetërSkandal! Veliaj emëron drejtor të Tatimeve në Bashki një person me dëftesë fallco