Kryemadhi paralajmëron publikimin e dosjes 30/6! Në përgjime Spiropali, Gjiknuri, Manja, Lali Eri dhe…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadi ka paralajmëruar daljen e një tjetër dosje pas atyre 339 dhe 184, që zbardh vjedhjen e votave nga socialistët, në votimet e 30 qershorit. Në emisionin in “5 Pyetje”, Kryemadhi përmendi edhe emra politikanësh që sipas saj dalin në përgjime.

“Dosja 30/6 do jetë si do jetë dosja e Alket Hysenit, Elisa Spiropalit, Gjiknurit, Manjës, Lali Erit, që marrin dhe thonë ‘duhen 20 vota, 30 vota e më shumë’. Na kujtojmë se në 30 qershor i kemi rënë gajdeve”, tha Kryemadhi.

Ajo u pyet nëse përgjimet janë bërë nga prokuroria.

“Të gjitha janë do ti vijë koha, s’ka parë gjë akoma ai (Rama) do ta mbysim zullumi i vetë”, tha Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjera rreth dosjes në fjalë.

Kryemadhi shpërthen ndaj anëtarëve të KQZ-së: ‘Kokrrat e injorantëve’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj anëtarëve të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi i cilësoi si idiotë noterialë dhe injorantë anëtarët e KQZ-së.

“Nesër do t’i bëj një letër KQZ-së pasi më datë 1 duhet të na kërkonte listat për vëzhguesit e KZAZ-ve. Nëse anëtarët e KQZ mendojnë se rrëzimi i kërkesës së Idajet Beqirit nga Kolegji Zgjedhor është njësoj me dekretin e presidentit qënkan kokrrat e injorantëve. Kolegji hodhi poshtë kërkesën e Idajet Beqirit, jo të presidentit Meta. KQZ mund ta çontë si kërkesë. Idiotë noterikë thotë Petrit Vasili“, tha Kryemadhi.

KQZ 3

biba

Artikulli paraprakTufa jep alarmin: Po na dorëzojnë në duart e ish-oficerëve të ish-Sigurimit famëkeq të diktaturës
Artikulli tjetërPresidenti kthen në Kuvend ligjin për Floririn, argumentat