Kryemadhi paralajmëron Ramën: Kujdes me detin se të merr batica, s’ka salvagente që të të shpëtojë

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend për çështjen e detit, ku ironizoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për reagimin e saj për këtë çështje gjatë një xhiroje me varkë, vjen kundërpërgjigja e kësaj të fundit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Kryemadhi thekson se Rama, ‘i vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët’, ndërsa e këshillon atë që të ketë kujdes me detin pasi e merr batica.

Postimi i Kryemadhit

I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vete ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv 🚀

Artikulli paraprak“Rama i keqpërdori mësuesit për pushtet”, Bardhi publikon videon: Faktet nxjerrin mashtrimet e kryeministrit në ikje
Artikulli tjetërCovid-19 i merr jetën këngëtarit të njohur