Kryemadhi paralajmëron Ramën: “Nuk do të ndalemi as në ditët e festave”!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Mallakastër u shpreh se do të vijojë takimet me njerëzit dhe gjatë festave, ndërkohë që shtoi se qyetarët duhet të vijojnë të mbështesin protestën e studentëve.
Kryemadhi shtoi se tani ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Kryemadhi gjithashtu deklaroi se është bërë një abuzmi me Partinë Socialiste, pasi sipas saj ajo drejtohet sot nga kriminelë.
“Edhe pse jemi në prag festash në Shqipëri nuk flitet për tryeza plot por për tryeza bosh. Këtu është thënë që do të ulet tvsh për energjinë, por nuk është ulur. U premtua se do të ulet Tvsh për shportën e ushqimeve, sërish nuk është ulur. Ne shohim një mungesë përgjegjësie të qeverisë. Ka ardhur koha që ta quajmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, pasi çdo shqiptar vendin e tij e ka në Shqipëri. Të gjithë jeni në dijeni për faljen që ju bëri Rama oligarkëve ditën e enjte në parlament. Pra ju do të paguani, taksat ndërsa të pasurve do ua falë. Ajo që po vëmë re ne është se abuzimi që është bërë me PS-në ,është shumë i madh. Sot PS-në nuk e drejtojnë socialistët, por kriminelët. Sot ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Ne nuk do të ndalemi as ditët e festave, do të zhvillojmë takime me njerëzit që t’u kërkojmë të suportojnë fëmijët shqiptarë. E vetmja zgjidhje e jona është të mos ndalojmë në asnjë moment harrojini flamujt politikë dhe sensibilizohuni për familjet tona”, deklaroi Kryemadhi.

Exit mobile version