Kryetarja e LSI, Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarit, Balla nëëse LSi po ridimensionon aleancat politike. Kryemnadhi tha se LSI ëhstë një me PD në opozitë. “Jemi një me PD në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Jemi një me PD në luftën kundër varfërisë dhe aferave korruptive. LSI është njësh me PD në opozitë”, tha Kryemadhi duke mbyllur çdo diskutim të stisur në lidhje me orientimin e saj politik.