Kryemadhi: Prej katër muajsh Presidenti nën përgjim nga Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi në “Opinion” se Presidenti është vënë nën përgjim nga Rama prej katër muajsh. Kryemadhi tha se, Rama ka blerë softuere që i mundësojnë atij këto përgjime nga Kryeministria.
Zhurma e zhurmuesve të Ramës analistë në studio nuk lejuan që Kryemadhi të japë informacione të tjera, por ajo bëri prezente faktin se Presidenti është në dijeni të këtyre përgjimeve. Përgjimi I Presidentit nga kreu i ekzekutivit përbën një nga sknadalet më të rënda jo vetëm politike dhe ëhstë i ngjahsëm me “Watergate” në Shtetet e Bashkuara. “Le ta përgjojë Presidentin dhe komunkimin e tij” tha Kryemadhi duke u shprehur se kulti i tij do të bjerë si një kala rëre.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se opozita shqiptare po i hap rrugën kryeministrit të vendit hapjen e negociatave.
Kryemadhi deklaroi në studion në emisionit ‘Opinion’ se kjo është një strategji e opozitës që të lehtësohet rruga e hapjes së negociatave për vendin.

Ajo tregoi se opozita shqiptare nuk kërkon të tentojë asnjë konflikt politik deri në ditën kur të hapen negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet dhënë më shansi për të drejtuar këtë vend.
Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Rama është një nga politikanët më jetëgjatë në politikë dhe një mundësi tjetër nuk mund t’i jepet.
Ajo tha se nuk ekziston asnjë flirt mes LSI-së dhe PS-së, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim me një forcë politike që përfaqëson interesat e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.
Më tej, kreu i LSI-së, foli edhe për aktin e saj rebelues ndaj kryeministrin në Kuvendin e Shqipërisë, hedhja e çizmes drejt Edi Ramës.
Ajo u shpreh se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

Kryemadhi të enjten në darkë, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.
Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj dhe pikërisht për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

Exit mobile version