Kryemadhi: Protesta do jetë më e madhe se e 16 marsit, Rama ka frikë vetëm…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi E ftuar në A2 CNN, ka dhënë detaje lidhur me protestën e së shtunës në Tiranë e thirrur nga opozita. Ajo tha se, shumë socialistë do jenë pjesë e protestës. “Janë të ftuar shqiptarët për të marrë pjesë, protesta do jetë më e madhe se e 16 pmarsit”, tha Kryemadhi.

-Edhe nëse bie shi?

“Rënia e shiut do ta bëjë më të bukur se do tregojnë sa shqiptarët janë të mërzitur me Ramën”, u përgjigj kryetarja e LSI-së.

Lidhur me orarin e protestës ndryshe nga ato paraardhëset, Kryemadhi tha se u vendos pasdite duke pasur parasysh kohën e mirë që ka qenë ditët e fundit: “S’e kemi parashikuar që do binte shi, kjo ka qenë arsyeja pse u vendos të bëhej pasdite se ditët e fundit kanë qenë me diell”.

Akuza hodhi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se po kap shtetin. “S’kam parë gjë akoma (Rama). Jemi ende në protesta paqësore. Deputetet e LSI që kanë djegur mandatet janë më të lumtur sot se sa ditën që i kanë marrë, se urrejtja, varfëria, kapja e shtetit, kanë krijuar një atmosferë se deputetet janë njerëzit më të urryer në shoqëri.

Ne s’marrim dot godinën e parlamentit me policinë që janë aty, që shumica e urrejnë Edi Eamën?! S’ështe beteja me godinën. as me Ramën si person, ai është viktimë e kapjes së krimit. Beteja është me fenomenin. Që të mos i shkoj askujt ndërmend ta bëjë këtë gjë. Edi Rama mund të jetojë i lumtur me gruan, me familjaren, si thotë njeri gjë. Por s’mund të kapi shtetin”, tha Kryemadhi.

“Ai ka frikë vetëm për kurrizin e vet, po i gjuajtje në… atje logjikon. Ndërgjegjësimi do fillojë nga PS, shumë socialistë do jenë pjesë e protestës”, shtoi.

Grabitja në Rinas një akt terrorist
Kryemadhi është shprehur se, grabitja e 10 milionë euroshe në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” është një akt terrorist.

Sipas saj, Policia duhet të kishte dalë para mediave e të paktën të deklaronte shumën e grabitur.

“Ngjarja e Rinasit nuk ishte një film i Hollivudit. Të guxojnë ta bëjnë në shtete të rëndësishme. Për mua ngjarja është veprim terrorist. Përveç vjedhjes së parave. Në radhë të parë duhet të kishim një deklaratë të qartë se sa është vlera e grabitur, për të informuar opinionin publik”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shkon edhe më tej, duke thënë se është e çuditshme se grabitje të tilla ndodhin para zgjedhjeve.

E pyetur se me këtë nënkupton se paratë do të përdoren për zgjedhje, Kryemadhi thotë se është e bindur për këtë.

“Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se ky është rasti i përsëritur. Para zgjedhjeve ndodhin këto fenomene, çuditërisht. Do ta shikoni shumë shpejt këmbimi i euros. Euro ka rënë sepse kanë hyrë në treg paratë e grabitura. Policia nuk vazhdon të gjejë paratë, por bën “ciu ciu” në Tëitter, duke akuzuar opozitën, sikur ishte faji i saj”, deklaroi kryetarja e LSI.

“Unë jam e bindur që për këtë është, pasi për mua është një skemë funksionale, e cila është në bashkëpunim me punonjës banke, firmën transportuese dhe Policinë e Shtetit. Rinasi është një nga hallkat e të gjithë zinxhirit kriminal që sot në Shqipëri është institucionalizuar. Mund të jetë edhe një prapaskenë tjetër.

Për të larguar një koncesionar dhe për të sjellë një tjetër. Edhe kjo mund të jetë. Janë shumë gjera që vendosin në dilemë që vendosin në pikëpyetje sigurinë e vendit”, shtoi Kryemadhi.

E pyetur për vrasjen e një prej të dyshuarve si grabitës në ngjarjen e para dy ditëve, Kryemadhi lëshoi një koment befasues, që po komentohet kudo: “Po të shikohet vrasja e autorit. Po të shikoni nuk ka asnjë plumb makina. Merreni dhe shikoni makinën”.

Exit mobile version