Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI-së së Prrenjasit, tha se shqiptarët sot po përballen me dhunënë e krimit dhe të bandave që janë marrë në mbrojtje nga Edi Rama.
Ajo tha se Rama dhe Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja që përdhunoi Xhisiela Malokun janë njëlloj.
Sipas saj Rama acarohet kur denoncon krimin dhe për këtë arsye kërcënoi nënkomisarin Emiljano Nuhu.
“Një nënkomisar policie u kërcënua nga kryeministri vetëm pse denoncoi një krim. Nëse vajza ka gënjyer, nëse polici ka gënjyer pse djali i deputetit ndodhet në burg. Pse ndodh sot krimi dhe korrupsioni, sepse kryeministri hesht kur qytetarët dhunohen dhe acarohet kur krimi denoncohet. Ne nuk mund të presim që ky kryeministër të ndryshojë, pasi ai është i zhytur shumë thellë në krim. Dëgjuam një dhunues që kërcënon një punonjës policie, po ashtu dëgjuam kryeministrin që kërcënoi policin. Këta njerëz janë njësoj dhe mendojnë njësoj. Ky kryeministër ka ndërtuar një pushtet që është i lidhur me bandat dhe krimin. Si rasti i Xisiela Malokut ka dhe qindra të tjera. Janë me qindra raste të cilat sot kanë vetëm një pikëpyetje dhe nuk kanë autor mbrapa tyre. Të flasësh për keqqeverisjen e këtij kryeministri të dështuar, duhen ditë dhe net të tëra”, u shpreh Kryemadhi.