Kryemadhi: Rama ka garantuar Tahirin se Prokuroria do të japë vetëm arrest shtëpie

Kryetarja e LSI, Kryemadhi deklaroi në një intervistë paktin mes Ramës dhe Tahirit për largimin nga Parlamenti dhe atë që do të ndodhë në ditët e ardhshme. Kryemadhi tha se Tahiri ka marrë garanci nga Rama se Prokuroria do ti japë vetëm arrest shtëpie. “Ky ëshë pakti më i rëndë që do të provojë kapjen e Prokurorisë nga Rama dhe nga krijmi”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili tha se “S’ka ujë të shenjtë që të lajë mëkatet e Monikës dhe Ilirit”.
Kryemadhi deklaroi se Tahiri është një ushtar i vogël. Kryetarja e LSI tha se negociatat happen vetëm me largimin e Ramës
“Saimir Tahiri, ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Ramës. Pak ditë më parë erdhi më vrap për të mos djegur mandatin, sot dha dorëheqjen. Lotët e krokodilit të atij që kanabizoi Shqipërinë, në teatër qesharak. Rama ideatori i kanabizimit, Tahiri ushtar i tij. Janë bërë qesharak me kodet e tyre mafiozë. Akuzat e Tahirit për opozitën? Është fat të sulmohesh nga një trafikant droge. Negociatat hapen vetem me largimin e Edi Ramës. Rama duhet të mendojë për shqiptarët, të japë dorëheqjen”, deklaroi Kryemadhi
“Bërja kurban vetëm për 2 orë të Saimir Tahirit tregon akoma më shumë që sistemi i drejtësisë janë të kapura në duart e Edi Ramës. Dorëzimi i mandatit nuk është gjë tjetër veçse një kompromis i Edi Ramës për të shpëtuar. Rama ia kërkoi Tahirit me korrierë në telefon. I është lutur Saimir Tahiri hë mor burrë, ik dy orë sa të harrohesh”, deklaroi Kryemadhi”, deklaroi Kryemadhi

Artikulli paraprakZëdhënësi në media i ish-ministrit: Po foli Tahiri bie qeveria, Rama garanti i tij
Artikulli tjetërPse ministrja e Arsimit ka urdhëruar drejtorët që nxënësit të dorëzojnë në shkollë kartat e identitetit të prindërve?