Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, kryetarja e LSI është shprehur e bindur se, më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje.
Duke komentuar dekretin e presidentit, ajo u shpreh se pas botimit në Fletoren Zyrtare ai ka fuqi zbatuese për të gjithë.
“Në momentin që dekreti betohet në fletoren zyrtare, ka fuqi zbatuese. Ky zotëria meqë nuk e njeh dekretin e presidentit, le ta çojë në gjykatën e Tiranës, në gjykatën e Apelit. Nuk e ka bërë se kërkon të krijojë një rrëmujë që të shpëtojë kokën e vet.
Unë si fallxhore që jam, di të them se më 30 qershor mund të bëjë votime për kryetarin e PS-së, u shpreh Kryemadhi.
“Më 30 qershor janë zgjedhjet për kryetar bashkie”, deklaroi kryetarja e LSI.
“Më 30 qershor Tirana do të votojë për Erion Veliajn”, u shpreh Blendi Fevziu, ndërsa Kryemadhi shtoi: “Atëherë do të zgjedhin Erion Veliajn në krye të PS”.