Kryemadhi: Rama, koka e krimit të organizuar, ka të penduar kundër tij, Meta të shkarkohet sepse…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar në një debat televiziv në Top Channel se Rama është sot koka e krimit të organizuar në Shqipëri. Kryemadhi nuk ka kursyer as bashkëshortin e saj në Presidencë për të cilin u shpreh se do ta shkarkonte nëse do të kishte 94 vota me motivacionin se ka mbështetur Ramën.
Kryemadhi deklaroi se fundi i Ramës do të vijë nga të penduarit që ai ka komanduar për të bërë punët e tij. “Ai mendon se do të shpëtojë, por ka të penduar që do të flasin”, tha Kryemadhi.
Eni Vasili: Çfarë është binomi krim-politikë?
Monika Kryemadhi: Ne kemi 27 vjet që jemi në tranziocion. Kemi pasur përherë probleme me bandat. Ka pasur banda edhe në 97, por sot në Shqipëri situata është alarmante.
Asnjëherë s’ka bërë vaki që krimineli apo banditi të ishte pjesë e vendimmarrjes.
Pjesë e vendimmarrjes nuk është vetëm të qënit përfaqësues në qeveri.
Por, memoria e kryeministrit është si ajo e peshkut që mban 3 sekonda harron.
Nuk është problem për të larguar njerëzit nga politika. Problemi është që krimineli të shkojë në burg, jo të vazhdojë të bëjë lekët e drogës.

Exit mobile version