Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur ditën e sotme ironisë që bëri kryeministri Edi Rama listave të opozitës gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së.
Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama do të hyjë në histori si njeriu që mashtroi shqiptarët, si dhe e paralajmëroi që pas datës 25 prill do të tërhiqet zvarrë por me vota dhe jo në kuptimin e parë.
Kryemadhi shtoi se Rama ka mbledhur rreth vetës të gjithë institucionet dhe mediat, mirëpo ka harruar se ka kundër shqiptarët. Ajo theksoi se golin më të madh në datë 25 prill do ia bëjnë vetë socialistët.
Ndër të tjera, Kryemadhi komnetoi dhe disa emra të PS-së, duke u ndalur te Ministrja Ogerta Manastirliu, për të cilën ajo tha se kryeministri e quan luleshtrydhe, për një arsye që ajo e di shumë mirë.
Deklarata:
Edi Rama që sot shfrynte dhe turfullonte dhe shkumëzonte nga inati, sepse përfaqësonte një listë humbëse dhe kishte përballë listën fituese, listën e opozitës. Atë listë që për dy viteë kërkoi ta blinte, e shantazhoi por nuk e mundi dot. Sot e pamë si balerinë që vallëzonte. Si një bellydancër. Me 25 prill as qafën nuk ka për të lëvizur dot dhe jo më belin.
Si gjithmonë një njeri që ka probleme psiqike, e gjen gjithmonë ilaccin duke bullizuar të tjerët, por harron kë përfaqëson vetë. Mqs e nisi me Manastirliun, që pseudonimin ia ka vendosur luleshtrydhe dhe ai e di shumnë mirë pse ia ka vendosur. I them pyet qytetarët pse vazhdojnë të paguajnë 3000 faturat e Covid. Si përherë të parë shëndetësia shqiptare është disfatën më të madhe që ka kaluar. Dhe në luftën e dytë botërore nuk ka pasur një shëbdetësis kaq të rrënuar dhe shkatërruar.
Të na shpjegojë Etilda lidhjet e saj me lojërat e fatit. Edhe për firmat financuese. Evis Kushi. E ccon arsimin shqiptar drejt tjetërsimit. Shqiptarët nuk kanë nevojë të mësojnë asgjë tjetqër përvecc shqipes, dhe gjuhët e tjera që janë miratuar dhe jo për të futur gjuhë të tjera (turqishten). Edi Rama e di shumë mirë që arsimi nuk do të jetë peng.
Se është listë humbëse? Sepse Edi Rama nuk është gjë tjetër veccse një humbës. Edi Rama rriti shqiptarëve taksat, ccmimin energjisë, bukës, vuri pagesa për parkingjet në Tiranë. Iu rriti taksat e pastrimit. Grabit xhepat shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Ai ka një problem shumë të madh, sepse ai shkatërron prodhimin e fermerëve. Ai krijoi hapësira pa fund për oligarkët e tij që të sjellin produkte nga jashte.
Ka frike nga listat e LSI-së, sepse LSI ka socialiste të vërtetë. Ata pak socialiste që kishte i bëri të iknin. Ka frike nga vendet e reja të punës që krijon LSI. Nga arsimi cilësor që do sjellë LSI. Nga shëndetësiaa cilësore. Ka frike sepse nuk gjen dot pikë të përbashkët me LSI. Ka një qëndrim kundër oligarkëve dhe kundër inceneratorëve të Edi Ramës, kundër largimit të rinjve, sepse Ramës i duhen njerëz që nuk kuptojnë sdhe ne do t;i kthejmë, ka një qëndrim kundër krimit dhe varfërisë. Ka një problem shumë të madh me LSI, sepse Rama nuk mund të tjetërsojë vullnetin e të rinjve shqiptarë. Rama nuk ka ccfarë thotë për LSI. Goli i 25 prillit nuk është goli i LSI, por goli i shqiptarëve. Është një gol që do të bëhet nga porta në portë, sepse socialistët jan ata që do të do ta bëjnë golin më të madh në jetën tënde.
Dhe për belidancerin nuk më mbetet gjë tjetër: Data jote e skadencës është 25 prilli. Duke pasur ccdo gje përreth tej, por nuk ke me vete popullin shqiptar, nuk ke gratë, pensiopnistët, të rinjtë. I ke gënjyer, i ke mashtruar. Nuk ke rritur pensionet, mashtrove të rinjte me hapjen e vendeve të punës. Mashtrove për shëndetësine, the falas dhe e bërë më të shtrenjtë në europë. Mashtrove, ushtrinë, policinë, mësuesit. Mashtrove këdo Edi Rama. Mashtrove dhe familjen tënde duke i thënë që je një burrë i mirë. Do të mbetesh në histori si një humbës. Si një mashtrues i popullit. Do të mbahesh mend si ai që do tërhiqesh zvarrë pas 25 prillit, me votë dhe jo në kuptimin e parë, sepse s’ta bëjmë atë nder që t’i japim fund vuajtjeve të tua.