Kryemadhi-Ramës: Urrejtja e socialistëve do t’ju tërheqë zvarrë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në fjalimin e parë të saj, në sesionin e ri parlamentar, ka akuzuar mazhorancën, për bllokimin e hapjes së negociatave me BE, si pasojë e bllokimit të fjalës e dialogut me opozitën. Ajo ka vënë theksin te premtimet e pa mbajtura të qeverisë, ndërsa e ka paralajmëruar se opozitën do ta ketë në rrugë dhe se do jetë urrejtja socialiste që do ta tërheqin zvarrë këtë qeveri.
Pjesë nga fjalimi në Kuvend i Monika Kryemadhit
Problemi më i madh nuk qëndron te ne që jemi këtu, por te njerëzit që rrinë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare parlamentin, por në memorien e qytetarëve mbetet seanca e kaluar kur opozitës ju hoq e drejta e fjalës, sepse këta kanë frikë të dëgjojnë opozitën. Sot do të kisha shumë dëshirë që të flisja për axhendën e parlamentit, për të cilën pjesa më e madhe e mazhorancës nuk e kuptojnë. Hapja e negociatave është shumë e rëndësishme, e dëgjuam kryetarin e parlamentit ta thotë por nuk e kupton. Që të hapen negociatat duhet të ketë dialog politik, por nuk ka dialog politik. Këta po i mbajnë peng negociatat sepse i mban peng kryeministri i Rilidjes. Shqiptarët presin 300 mijë vendet e punës që ju premtuan dhe sot s’kanë asgjë. Shqiptarët presin uljen e energjisë, por sot çmimi është rritur.
Shqiptarët presin legalizimin e shtëpive, por po ju prishen. Shqiptarët presin që fëmijët tu shkollohen, por ju mbyllen dyert e Universiteteve. Sot kemi një qeveri inekzistente që nuk përfaqëson asgjë. Në fakt do të doja të falënderoja studentët dhe pedagogët që thyen frikën e protestës. Thojini Eda Luccit të mos kërcënojë studentët te ekonomiku e shumë të tjerë që i dalin për zot këtij dhunimi të studentëve. Mbas studentëve nuk janë partitë politike. Një sugjerim mikes time Belinda, mos dëgjo ca thotë ky se do ta pësosh si Gjiknuri, Ahmetaj që shumë shpejt do të dalin para drejtësisë. Mos di të gënjesh që paratë e Kashar – Thumanë do ti kalojnë studentëve, se nuk është e vërtetë. Beni të mori firmën dhe të shiti, sicc shiti ministrin e Brendshëm se pse ‘arrestoi’ Dakon duke i futur në burg Avdylajt. Ne do të na keni në rrugë. Histori do ju rëndojë mbi shpatullat tuaja, do ju rëndojë aq shumë sa do e ndieni në 7 breza. Më vjen keq, vitet më të bukura të jetës time i kam kaluar në PS, por sot jam e bindur se fytyra e asaj partie nuk jeni ju, por ata qindra e mijëra socialistë që sot ju urrejnë. Urrejtja e socialistëve do ju tërheqë zvarrë.

Exit mobile version