E ashpër është treguar pas seancës së sotme parlamentare edhe kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi.
Duke marrë shkas nga moslejimi i diskutimeve të deputetëve të opozitës, në seancën e shkarkim/emërimeve të ministrave, Kryemadhi, bëri të ditur se nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e kryeministrit, të cilit iu drejtuas si hajdut psikik.
“Lulzim Basha e tha mirë. Opozita do të mblidhet dhe do të diskutojë, jo më për bojkotin e Parlamentit, se nuk ke çfarë i bojkoton më këtij, por për rrëzimin e Edi Ramës.
Opozita deri më sot ka marrë damkën si zjarrfikëse, por tani nuk ka më, do të vendoset në krye të protestave. Çdo njeri që mbështet këtë kryeministër, të sëmurë psikik dhe hajdut psikik, është tradhti kombëtare. Ju ftojmë edhe ju t’i hapni ekranet për zërin opozitar dhe ndalimin e vjelljes së Ramës.
Nga nesër e tutje, do të keni lajme pa fund”, tha ajo.