Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: Po qurravitet, ka frikë, gati të bëjë çdo…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me letrat e hapura që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku i kërkon dialog pa kushte. Kryemadhi tha se Rama është gati për çdo kompromis vetëm që të mbajë karrigen e tij.

“Dëgjojmë si qurravitet dhe shkruan letra për Bashën, tregon që ka frikë, që është gati të bëj çdo kompromis për karrigen e tij.

Ka një përgjigje, nuk ka kompromis, por ka dialog të shqiptarëve me njëri tjetrin dhe partitë politike për të larguar njëherë e përgjithmonë fytyrën e krimit nga politika shqiptare dhe nga zgjedhjet shqiptare.

Sot ne jemi më të qartë se kushto tjetër, që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t’i bëjë Rama siç i bënte Enver Hoxha”, u shpreh Kryemadhi.

Gjatë takimit që mbajti me strukturat e LSI-së në Njësinë nr. 8 në Tiranë, komentoi edhe letrat publike që Rama i dërgon Bashës për dialog, duke ia bërë të qartë Ramës

“Me 140 milion do ishin bërë dy spitale sa QSUT.Do ishin paguar të gjitha mjekimet falas për pensionistët shqiptarë. Do ishin paguar kimioterapitë e shqiptarëve. E kështu me radhë, meqë ky ka folur për shëndetësin falas, po që sa shtrenjtë po e paguajnë shqiptarët. Këto janë para gjaku që ky po ua merr shqipatrëve të cilët i fut në burg për një kupon tatimor.

Janë para që u merren shqiptarëve nga Edi Rama për të paguar hajdutët e tij. Kaq dëm i ka bërë këtij populli sa shqipatrët, të rinjtë, po kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Dëgjojmë se si qurravitet dhe shkruan letra për opozitën.

Kjo do të thotë që ka frikë, që është gati të bëjë kompromis për karrigen e tij. Por do ta marrë përgjigjen.

Nuk ka negociata me Ramën për karrigen e tij.

Ka dialog me shqiptarët për të larguar njëherë e mirë duart nga vjedhja e zgjedhjeve, nga krimi.

Nuk ka zgjedhje në Shqipëri që ti bëjë Edi Rama si i bënte Enver Hoxha.

Hoxha i bënte me Sigurimin e Shtetit, Edi Rama me kriminelët.

Po nëse ky zotëria nuk ka frikë nhga zgjedhjet, pse ka frikë nga komisionerët tanë.

Po normal se kishe në plan të mbushte kutitë.

Katër kukullat e Edi Ramës në KQZ do të mbajnë përgjegjësi penale. Portokallja është shumë e vogël

Një gjë duhet të ketë një parasysh Edi Rama dhe mekanizmat e tij. Përgjegjësia do të jetë personale

Ne nuk kërcënojmë me viza as me burg. Forca e shqiptarëve është Kushtetuta që ky person nuk e konsideron’.

Exit mobile version