Kryemadhi: Shqiptarët, urrejtje dhe mallkime çdo ditë! Largimi i Edi Ramës, kusht i shqiptarëve!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se aksioni opozitar do të vazhdojë  dhe largimi i kryeministrit Edi Rama mbetet kusht për shqiptarët.

Kryemadhi tha se, më 30 qershor u vërtetua se shqiptarët nuk e duan Ramën.

“Kusht i shqiptarëve është se votimet e 30 qershorit treguan se 85 % nuk e duan Ramën. Çdo shqiptar proteston çdo ditë. Urrejtja dhe mallkimet që bëjnë shqiptarët kur hapin rubinetat është protestë. Kemi një parlament të dështuar”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Deklarata u bë pas takimit të Kryemadhit me kryetarin e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD-së.

Artikulli paraprakPolicia terror në mes të Kavajës, reagon Berisha: Hakmarrje me porosi të Edvin Mafisë dhe gjeneral Hashashit
Artikulli tjetërBasha: Po vjedhin me ligj që të mos dalin para drejtësisë, por nuk do t’i gëzojnë këto para