A është Lulzim Basha kryeministër i ardhshëm i opozitës?
“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takon atij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.
Teksa në studio debatohej mbi koalicionin e mundshëm PD-LSI, kryetari i PD, Lulzim Basha i telefonon partneres së tij politike, e cila nuk nguroi ti përgjigjej.
“Jam te Çim Peka. Jemi LIVE”, i tha Kryemadhi-Bashës, duke mbyllur më pas telefonin.
Telefonata live e Bashës për Kryemadhin është detaji që rrëzon çdo dyshim të mundshëm mbi një ndarje apo ftohje mes PD dhe LSI.
E ftuar në “Çim Peka LIVE” përballë një paneli analistësh, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se, vendimet e opozitës janë në unison.
Sipas saj, ajo dhe kreu i PD nuk kanë ndonjë pritshmëri të madhe nga reforma zgjedhore.
“Dhe kam përshtypjen se jemi në unison të gjithë si opozitë. Vendosja e ngritjes së Këshillit Politik ishte një shans ose një mundësi e fundit, që i jepet mazhorancës për të treguar që është e gatshme për të reflektuar apo për të dhënë një shenjë po themi të jetës demokratike në Shqipëri.
Edhe pse unë personalisht, por jam e bindur që edhe vetë z. Basha nuk është se kemi ndonjë shpresë shumë të madhe se reforma zgjedhore do të ndryshojë atë çfarë shqiptarët shikojnë në jetën e përditshme, por ulja në Këshillin Politik dhe përmbyllja e një nga kushteve e cila është reforma zgjedhore mendojmë që është obligimi ynë i fundit politik ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ndaj BE për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.
Sot, unë nuk kisha absolutisht dyshimin më të vogël që do të ndodhte kjo çfarë ka ndodhur më shumë prej katër orësh është diskutuar për identifikimin biometrik nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, pra nuk ka ardhur akoma në atë pikë.
Është diskutuar roli i policisë në sistemin zgjedhor dhe identifikimi biometrik që parimisht edhe me partnerët ndërkombëtarë edhe me OSBE/ODHIR edhe po themi në një farë mënyre në bisedat informale, është rënë dakord që identifikimi biometrik sot është shumë i domosdoshëm duke pasur parasysh që ne kemi një mungesë reagimi nga SPAK përsa i përket 339 dhe 184. Ato kanë kaq shumë gjëra që po ndodhin saqë këto dosjet i ka zënë pluhuri. Gjërat që po ndodhin janë produkt i këtyre dosjeve…