Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi para protestuesve të mbledhur në shesh se, Kryeministri Edi Rama ka mbetur vetëm dhe duhet të largohet një orë e më parë. Kryemadhi i drejtoi një përshëndetje të veçantë qindra e mijëra shqiptarëve që protestuan dje kundër Edi Ramës, i cili ka mbetur i vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën asnjë minutë. Kryemadhi tha se, dje ishte në protestë si një nënë, si një vajzë shqiptare, e cila do vendin e saj. “Sot vij këtu për të përfaqësuar zërin e çdo shqiptari, çdo nëne, çdo gruaje që nuk ka mundësi për të ushqyer fëmijët, për të gjithë ata studentë që nuk mund të paguajnë tarifat e studimeve, protestojmë për të gjithë ata shqiptarë që nuk kishin ujë dhe i vuri sahat puseve të ujit, ky kryeministër do të vendosë sahat edhe për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që urren vendin dhe familjen e tij, ky njeri duhet të ikë një orë e më përpara. Ky njeri i cili e donte tepsinë për vete do të hajë me makaronat e tij çdo gjë tjetër. Ky njeri, i cili urren vendin e tij, ky njeri i cili urren familjen e tij, ky njeri i cili nuk do flamurin tonë, por që tallet me të, ky njeri duhet të iki një orë e më parë. Ky njeri i cili sot është vetëm, e them këtë është vetëm, sepse ky njeri e di më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë të jesh vetëm, është vetëm dhe vetëm fare i mbytur në zullumin e tij që nuk ka drejtësi, ambasadorë, qeveri, lule, vajza, gra, burra që ta shpëtojnë, sepse i ka të gjithë kundra. Për herë të parë ky njeri duhet të kuptojë diçka. Ky njeri që u thotë shqiptarëve që, se na dashka drejtësinë e kulluar, por shqiptarët e kanë harruar që ky njeri ka 20 vite në pushtet sa ç’kanë gjithë kryeministrat në 27 vjet në të gjithë Shqipërinë. Ky njeri që 20 vite ka abuzuar, mashtruar, ky njeri sot bën njeriun më të moralshëm, e them këtë dhe më lejoni që t’ju kërkoj falje edhe në emër të klasës politike për gabimet që kemi bërë, që ia kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vite që të tallet me shqiptarët. Unë sot dua tju bëj thirrje të gjithë ju më shumë se kurrë të ngrihemi, të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata gjimazistë që janë viktimat e trafikut të drogës, për të gjithë ata gjimnazistë që vihen përballë shitësve dhe spaçatorëve të Ramës në oborret e shkollës, për të gjithë ata gjimnazistë që janë pjesë e dhunës së mësuesve të politizuar të Edi Ramës të protestojnë, për të gjithë ata gjimazistë me të cilët Ministria e Arsimit tallet dhe bën eksperimentet e tij. Protestoni me ne për të larguar këtë të keqe nga Shqipëria. Në 2011 ju mbrojtët flamurin kombëtar nga bandat e Edi Ramës që e flakën në rrugë. Bashkojuni me ne në këtë protestë, sepse ju jeni vëllezërit dhe motrat tanë. Sot më shumë se kurrë ne jemi këtu bashkë pa dallim, ne jemi këtu për një Shqipëri, për Shqipërinë e bukur dhe të begatë, për Shqipërinë që do i vërë çizmen Edi Ramës. Ka ardhur koha ti themi ndal Edi Ramës, nga ky moment mos ndaloni, ngrijeni zërin, ne do të jemi me ju në çdo protestë tuajën”, tha Kryemadhi.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...