Kryeministri britanik: Trump ka të drejtë, vendet evropiane duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi për vetëmbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se presidenti amerikan Donald Trump ka të drejtë që vendet evropiane duhet të mbajnë më shumë barrë për vetëmbrojtjen e tyre kolektive, sipas një interviste të dhënë për gazetën New York Times dhe botuar sot.

 

“Ne duhet të mendojmë për mbrojtjen dhe sigurinë në një mënyrë më të drejtpërdrejtë ,” tha Starmer në intervistën e tij.

Sipas New York Times, Starmer po përpiqet të krijojë një forcë ushtarake shumëkombëshe, të cilën ai e quan një koalicion të vendeve të gatshme për të mbajtur hapësirën ajrore, portet dhe kufijtë e Ukrainës të sigurta pas një zgjidhjeje paqeje.

Lidhur me Trump, Starmer tha se “në një nivel personal, mendoj se kemi një marrëdhënie të mirë”.

Por ai tha se veprimet e presidentit amerikan, nga vendosja e tarifave 25% ndaj çelikut britanik deri tek mënyra se si ai qortoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, po krijonin “njëfarë shkalle çorientimi”.

Exit mobile version