“Kryeministri solli kriminelë, trafikantë, hajdutë në parlament”, Basha: 11 maji është i qartë, ose me Edin shokë te 313-ta, ose Koalicioni Euroatlantik me program, ekip dinjitoz dhe mbështetje për SPAK

Gjatë fjalës së tij në takimin ku u fol për programin elektoral të Koalicionit Euroatlantik, Basha tha se Edi Rama do të mbetet si e keqja më e madhe e vendit që nga themelimi i shtetit shqiptar, pasi solli në parlament kriminelë, trafikantë, përdhunues, mashtrues, hajdutë.

Me gjysmën e kabinetit të kryeministrit në burg, Basha tha 11 maji është i qartë për çdo qytetar. Sipas tij, me Ramën dhe katër vite do kenë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion për në BE, ose vota për Koalicionin Euroatlantik me program ekonomik, me ekip dinjitoz dhe me mbështetje totale për SPAK.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ky është Edi Rama, që socialistët e ndershëm që besuan se duke votuar për të do të sillnin ndryshimin, e patë në sytë e tyre se çfarë solli. Disa të korruptuar, kriminelë, trafikantë, përdhunues, mashtrues, hajdutë dhe tani kërkon dhe katër vite të tjera. Katër vite të tjera vetëm me Edin, sepse gjysmën e shokëve i ka tel 7×7-313. Këtu ka arritur rrugëtimi politik i një njeriu që premtoi shpresë, ndryshim, progres, por solli korrupsion, vjedhje në skandale korruptive si asnjëherë që nga Shqipëria e pavarur 1912-ën. Solli rekordin e gjysmës së kabinetit në burg dhe gjysmës tjetër nën hetim për korrupsion. E pra, është e qartë se katër vite të tjera me Edi Ramën do të thotë më shumë korrupsion, më shumë dështime, më shumë stanjacion në rrugën që ne të gjithë duam, drejt Bashkimit Europian. Ndaj, kurrë nuk ka qenë më e qartë zgjedhja: më 11 maj në shtëpi le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës, le të rrinë ata që kanë mbushur xhepat me taksat e shqiptarëve dhe me taksat e socialistëve, le të rrinë ata që zhgënjyen votuesit e tyre socialistë duke premtuar ndryshim, e duke sjell korrupsion. Le të rrinë ata që u heqin bukën e gojës familjeve të varfra për të mbushur xhepat e tyre, më 11 maj çdo shqiptar që do ndryshim e ka alternativën, Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, ekipin tonë të mrekullueshëm.

Koalicionit Euroatlantik ka sot pikë të parë mbështetjen totale ndaj SPAK, jo me fjalë, por me vepra. E vetmja forcë politike që ka dorëzuar në parlament prej një viti e gjysmë paketën anti-korrupsion. Me mbështetje për SPAK, me financa, burime njerëzore, infrastrukturë ligjore për një bashkëpunim sa më të mirë me institucionet ndërkombëtare penale, në mënyrë që puna që ka nisur të shkojë deri në fund. Pandëshkueshmëria të marrë fund dhe 313-ta të mbushet plotë me ata që kanë vjedhur dhe abuzuar me pasuritë e shqiptarëve.

Artikulli paraprakCDU vlerëson programin e Koalicionit Euroatlantik: Lulzim Basha dhe ju vendosni prioritetet e duhura për një integrim më të shpejtë në BE, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie
Artikulli tjetër“Besojmë te Shqipëria që nuk dorëzohet”, Basha: Koalicioni Euroatlantik me programin e parë të djathtë në Shqipëri me familjen në qendër, sipërmarrjen dhe pronarët