Kryeministria rrëzon simbolin kombëtar dhe vendos në logon zyrtare simbolin e Rusisë

Pas Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që në të gjitha ambasadat e Republikës së Shqipërisë nëpër botë përdor shqiponjën e bardhë, edhe Kryeministria përdor në logon e vet ngjyrat e shqiponjës që përdor ambasada e Rusisë në Tiranë e kudo tjetër, gjithkund ku Federata Ruse ka ambasadat e veta!
Por, në ndryshim nga Ministria për Europën dhe Punët e jashtme që përdor një shqiponjë të bardhë, Kryeministria përdor një shqiponjë gri me konture të bardha!
Në të dy rastet kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”, në nenin 7 të të cilit thuhet:
“1. Stema e Republikes së Shqiperise eshte simbol shteteror. Ajo paraqet nje shqyt, me ngjyrë të kuqe gjaku, me nje shqiponjë në qende?r, të njejte? me shqiponjen e flamurit kombetar të Republikes së Shqiperise. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, e?shte? vendosur pe?rkrenarja e Gjergj Kastriotit, Ske?nderbeut, në profil djathtas. Pe rmasat e shqytit jane në raportin 1 me 1, 5 njesi”.
Pra ligji nuk lejon asnjë ekuivok, asnjë hapësirë që ndokush të përdorë “simbolet” e shijeve të veta, por thotë shqip dhe qartë që shqiponja është e njejtë me shqiponjën e flamurit kombëtar, pasi e ka përcaktuar më parë në nenin 3 se: “Flamuri kombetar paraqet nje fushë me ngjyre të kuqe gjaku, me nje shqiponjë të zezë dykrenore në mes, me krahe te hapur anash. Secili nga krahet e shqiponjes ka nente pendë, ndersa bishti ka shtatë pendë”.
Po përveç ngjyrës, në kundërshtim me ligjin e sipërcituar është vendosur edhe përkrenarja e Skënderbeut. Ligji e përcakton se duhet vendosur në profil djathtas, ndërsa Kryeministria e përdor të vendosur në profil majtas, për të shkuar më tej me variantin e logos së Presidentit të Republikës, në të cilën, mbi një shqiponjë me krahë të varura dhe jo të hapura anash siç e përcakton ligji, përkrenarja e Skëndërbeut përdoret në pamje ballore!
Një shtet – tre simbole! Dhe të tre simbolet, në kundërshtim me ligjin!

Luan Rama

Artikulli paraprakNdryshojnë proçedurat për targat e automjeteve
Artikulli tjetërAkademikët kundër Thaçit për kufijtë: Plan i vjetër serb me pasoja shumë të dëmshme