Kryeredaktori i RD u dhunua në krye të detyrës, Basha niset drejt spitalit për të vizituar Kasmin

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi ishte në krye të detyrës, por u dhuna nga forcat e shumta policore në momentin që ishte duke raportuar për protestën.
Kasmi është dërguar me çarje në kokë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Partia Demokratike ka publikuar foto të tjera të kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike teksa është goditur në kokë.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sapo ka dhënë mesazhin përmbyllës të protestës nga selia blu, është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak ku është shtruar kryerdaktori i RD-së, Blendi Kasmi, i dhunuar nga Policia.
Policia ka goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Blendi Kasmi.
Sipas zyrës së shtypi të PD, ‘policia gjakos kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi ne krye te detyrës, në momentet që ishte duke raportuar për protestën’.

b2

Exit mobile version