Kryesojnë Rusia dhe Ronaldo, ja “skaneri” fizik i ndeshjeve të para të Botërorit

Xhiroja e parë e ndeshjeve të Kupës së Botës 2018 na ka lënë surpriza të mëdha në aspektin e rezultateve. Por, nëse hedhim një vështrim në pjesën fizike, mund të bëjmë një analizë të gjerë për vendosjen e secilës kombëtare deri tani. Siç mund të shihet në infografikun më poshtë, janë përpiluar të dhënat e ndeshjeve të para të çdo kombëtarjeje në “Rusia 2018”, për të bërë më pas një klasifikim.
Rusia është skuadra me më shumë kilometra të përshkuara në ndeshjen e saj të parë të këtij Botërori, ndaj Arabisë Saudite (5-0), me plot 118 km. Spanja, për shembull, ka mundur të regjistrojë vetëm 103 km ndaj Portugalisë, në barazimin 3-3. Gjatë ndeshjeve të para të turneut u përshkuan 3360 km nga të gjitha kombëtaret. Kjo distancë shpërndahet si vijon: 92.6% e kilometrave janë bërë nga lojtarët titullarë, ndërsa 7.4% nga zëvendësuesit.
Sipas të dhënave nga FIFA, Cristiano Ronaldo (Portugali) është lojtari më i shpejtë, sepse ka arritur 33.98 km / h, ndërsa Golovin (Rusi) është regjistruar më i ngadalti. Sa iu përket roleve, shumica e kilometrave janë përshkuar nga mesfushorët (41.74%), diçka më shumë se mbrojtja (36.27%). Sulmuesit korrespondojnë me 18.00%, ndërsa portierët me 3.99%.

Exit mobile version