Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video flagrante ku kryetari i FRESSH në Kolonjë, Pandi Cunge kërcënon punonjësin e Bashkisë me vendin e punës. Cunge i kërkon llogari përse nuk ka marrë pjesë në takimet elektorale dhe pse nuk është paraqitur asnjëherë në zyrën e PS.
“Je djalë i mirë, më vjen keq se do marrësh veten në qafë më 26 qershor. Ti e di, mos hajde po nuk të dhimbset vendi i punës”, është kërcënimi i Cunges për punonjësin.
“Kjo është farsa elektorale e Edvin Kristaq Ramës! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Më poshtë keni videon dhe tekstin e bisedës. I bëj thirrje Prokurorisë së shtetit të vendosë menjëherë para ligjit këtë bandit të pushtetit që nuk njeh ligje dhe norma ligjore!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje Doktor, po të dërgoj një video e cila tregon me zë dhe figurë se si kërcënon Pandi Cunge, Kryetar i FRESH Kolonjë një punonjës të Bashkisë me vendin e punës, nëse nuk merr pjesë në fushatë.
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: Po me kë ishe atje?
Punonjësi i Bashkisë: Po me ata mo.
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë: E mo, mos më mashtro mua tani. Më vjen gjynah që do të marrësh veten më qafë.
Punonjësi i Bashkisë: Po erdha mo, për Zotin
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë: Ti bëj si të duash.
Punonjësi i Bashkisë: Po s’më ke parë
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë: (flet diçka, por s’e kuptoj)
Punonjësi i Bashkisë: Po jam në punë.
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonjë: Jo, jo. Pasdite nuk je në punë. 3,4 e lart nuk je në punë. Do të djegësh veten, gjynah më vjen. Je djalë i mirë të djegësh veten më datë 26. Ti si të duash, e ke vetë në dorë. Po s’të dhimbset vendi i punës…”