Kryetari i bashkisë Gjirokastër, “mish per top” nga Rama & Co

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në “Facebook” pas betimit të kryetarit të ri në bashkinë e Gjirokastrës. Ai shprehet se kandidati i ri Flamur Golemi, po përdoret si mish për top nga kryeministri Edi Rama dhe kompania e tij brenda rilindjes dhe fatkeqësisht nuk e sheh dhe as nuk e kupton realitetin për shkak të miopisë së tij politike.

Postimi i Shehut

“Miopia” e okulistit, “kryetar” te Bashkise Gjirokastres Dr. Golemi si nje i verber rrembeu sot postin e “Kryetarit” te Bashkise se Gjirokastres, me nje pjesemarje ne farsen e 30 Qershorit te me pak se 16% te votuesve, pa rival dhe me mbi 1500 vota te pa vlefeshme per ate. Edhe Fushebardha, qe ka bere histori nuk doli me shume se 13% ate dite, apo i dergoi me dhjetra mesazhe ne fletet e pa vlefeshme, te cilat nuk e di nese kolegu okulist mundi t’i lexoje.

Fatkeqesisht miopia e verberia e tij politike nuk po e lene te shikoje pereth e te kuptoje se po perdoret vecse si “mish per top” nga Rama & Co. Keto votime, ai vete ne ate karrike, me “keshillin” e tij jane antikushtetuese, te pa ligjeshem, produkt i nje farse elektorale, tashme te dale boje dhe te destinuara qe ne nje kohe te shkurter te “avullojne”, per tu zevendesuar me zgjedhje reale.

Besoj se ajo dite e afert do t’i “mjekoje e permiresoje shikimin” edhe okulistit “kryetar”, per te pare e kuptuar se ku e ka futur Rilindja, sa keq e ka perdorur ajo sot per ta flakur neser dhe sa shume duhet “lare” tashme per tu pastruar nga kjo “balte”, qe po merr apo po ja hedhin rilindasit mbi vehte.

Exit mobile version