Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Gjithashtu, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

Kujtojmë se të premten Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij.

Pas daljes, ai u pyet nga gazetarët, por tha se “nuk kam asnjë koment”.

I pyetur në lidhje me një lajm që qarkullon se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, Beci tha: “Po jo…”.

Kujtojmë se Benet Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.

Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Artikulli paraprakLëvizja në Bulevardin e Kamzës, sfidë për personat me aftësi të kufizuara