Kryetari i Degës së PD Fier: Helmimi i nxënësve, krim i përsëritur shtetëror! (Video)

Kryetari i Degës së PD Fier, Luan Baçi ka reaguar pas helmimit të 10 nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” të këtij qytetit.

Baçi shkruan në reagimin e tij se, është e pafalshme dhe paimagjinushme pa përgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë dhe e Drejtorisë Arsimore në Fier.

Reagimi i plotë

E pafalshme dhe paimagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise dhe e Drejtorise Arsimore ne Fier.

Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.

Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.

Shteti ka rene, do duhej t’j’u beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,

I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre

Ne na kane ne krah.

Ndërkohë, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është nisur nga Tirana për në spitalin e Fierit për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të përsëritur të nxënësve brenda 10 ditësh.

Exit mobile version