Kryetari i FRESSH arrestohet për korrupsion, 23 vjeçari është Drejtor i Shëndetit Publik

Policia e shtetit nëpërmjet një video lajmëroi arrestimin e një shtetasi, i cili tentoi të korruptonte një efektiv rrugor gjatë një operacioni kontrolli.
Bëhet fjalë për shtetasin Pandi Cunge, 23 vjeç banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, së ditës së djeshme, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u kap duke kaluar semaforin me të kuqe, dhe tentoi t’i jepte policit rrugor 20 mijë lekë të vjetra për të shmangur gjobën.
Mirëpo, mësohet se shtetasi i arrestuar për korrupsion, Pandi Cunge është drejtor i Institutit te Shëndetit Publik, Kolonjë si dhe kryetar i FRESSH në Ersekë.
Bashkë me drejtorin e rëndësishëm të PS-së në Kolonjë, në mjet, në sediljen e pasagjerit ndodhej edhe një tjetër drejtues i lartë i Partisë Socialiste në këtë bashki, pikërisht drejtori i Ujsjellësit, Igli Radomi.
Të dy drejtuesit e përfshirë në këtë akt korrupsioni janë emëruar dhe janë zgjedhje e deputetes Elisa Spiropali, e cila mban edhe detyrën e Koordinatores së bashkëqeverisjes me qytetarët.
Kujtojmë që muaj më parë, gjatë periudhës së fushatës, një qytetar denoncoi pranë ish-kryeministrit Sali Berisha rastin flagrant të kryetarit të FRESSH duke kërcënuar punonjësin e bashkisë me vendin e punës për mospjesëmarrjen në fushatë.
Ky 23 vjeçar është edhe rejtor I Shëndetit Publik në Kolonjë duke ja kaluar në testim mjekëve të njohur dhe të respektuar të zonës sepse kishte Spiropalin mbështetës për tu emëruar dhe ndarë paratë e pista të korrupsionit.

kryetari i fressh

Artikulli paraprakBerisha denoncon në ‘Crans Montana’ murin e krimit qeveritar që ndan Shqipërinë nga BE
Artikulli tjetërGrusht shteti me Drejtësinë, pas rënies së Kushtetueses, vendi edhe pa 11 Kryetarë Gjykatash