Kryetari i Gjykatës dhe dy vartësit e tij preken me Covid-19

Kryetari i Gjykatës në Kurbin dhe 2 gjyqtarë të tjerë janë konfirmuar me Covid-19, duke bërë që kjo gjykatë të mbyllë dyert.

Për shkak se kjo gjykatë ka vetëm tre gjyqtarë, KLGJ ka miratuar njësitë e gjyqtarëve nga kryeqyteti që do shkojnë në Kurbin për të shmangur kolapsin për çështjet urgjente si masat e sigurisë.

Lista e miratuar përfshin tetë gjyqtarët nga Tirana, që do të kenë gatishmërinë e tyre deri më datë 28 shtator.

Gjyqtarët që do shqyrtojnë masat e sigurisë  të huazuar nga Tirana janë: Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha, Sokol Pasho.

Artikulli paraprakEdvini ndan me Gjokën 24 milionë euro
Artikulli tjetërFotot që tronditën rrjetin, monstra vrau qenin duke e tërhequr zvarrë, policia e padit penalisht