Kryetari i PD Delvinë i përgjigjet Berishës: Gjithmonë me PD përsa kohë kjo forcë nuk i shpall luftë Zotit

Nga Hari Imeri

Vite tejet të vështira këto në foto, apo jo Doktor ?! Në fakt, njeriu në këtë moshë kujton thuajse të gjitha ngjarjet, sidomos ato anarkiket me fokus të “fortësh” !
Në vitet e kësaj fotoje kryefjala ishte azgjësimi i Partisë Demokratike ! Më kujtohet edhe pse relativisht i vogël ne moshë por me kujtesë, që pak njerëz mbetën në radhët e saj. Ndoshta edhe me të drejtë u detyruan të distancoheshin disa, të rrezikosh jetën e familjes nuk është e lehtë. Por karakteri dhe dashuria për këtë forcë politike dhe ty doktor në drejtimin e saj, na obligoi të qëndronim përkrah, e ata që të qëndrojnë në krah në kohë të vështira, nuk mund të jenë të barabartë me ata që i marrin të gjitha shkaqet për të të rrëzuar apo jo?
Ne fakt historia 34 vjeçare dëshmon se tradita jonë familjare lidhet me drejtimin e degës lokale në kohët më të vështira, në opozitë.
Kjo foto më sjell në kujtesë disa njerëz me antiplumb ! Në fakt, unë i vendosur pas teje në këtë foto, më kujtohet se nuk preferova të mbaja as kanatjere !
E megjithatë pas 1000 qëndrimesh të dakordësuara, erdhi koha të ndajmë vetëm 1 (një) qëndrim ndryshe, mendime ndryshe ndajmë edhe brenda familjes biologjike.
Qëndrim që realisht do ta mbaja me këdoqoftë në vendin tuaj doktor, pra edhe nëse do të ishte një i afërm biologjik. Madje koha dëshmoi se këtë qëndrim e mbajta edhe ndaj vetes, duke mos kandiduar në këto zgjedhje vendore për ti hapur rrugë bashkimit dhe mundësisë për fitore, sepse i detyrohem demokratëve dhe qytetarëve që e duan Delvinën dhe zhvillimin e saj, mbi çdo interes personal apo politikë.
Doktor, ti e di shumë mirë se emocionalisht ata që janë sot në drejtimin zyrtar të Partisë Demokratike të kanë dashur më shumë se ata që të rrëzuan, por nuk mund të pranojnë që emocioni të asgjësoi mundësinë për të ecur edhe pse një ditë do ikim sikurse erdhëm.
E drejta duhet mbështetur edhe nëse mund të jetë kundër pëlqimit tonë.
Mbetem me Partinë Demokratike, për Partinë Demokratike, deri sa kjo forcë politike “nuk i shpall luftë Zotit”, si dikur diktatura.

Exit mobile version