Kryetari i PD, Luzim Basha, takoi e bashkëbisedoi sot me banorë dhe sipërmarrës në Laç

“Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë.

Rreth 44% e popullsisë është në kufijtë e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon”,- tha Basha.

Ai tha se shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimumin jetik të nevojave për një familje.

“Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët”.

Në bisedat me kryetarin Basha, sipërmarrësit tregojnë se rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse, janë arsyet që po çojnë drejt mbylljes masive të bizneseve, dhe e vetmja rrugë për ta mbetet emigrimi.

Sipas tyre, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse.

Kryetari i PD, Basha tha se “Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon dhe ndër të vetmet vende në botë, ku politikat e qeverisë ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër”.

IMG 20231107 WA0033

Exit mobile version