Kryetari i PS dhe kreu i komunës vjedhin paratë e të përmbyturve

Një qytetar nga Levani i Fierit ka denoncuar publikisht vjedhjen e parave të të përmbyturve nga Kryetari i PS dhe kreu i komunës së Levanit bashkë me familjarët e tyre. Qytetari i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se ka edhe dokumenta zyrtare për këtë skandal. “I përmbyturi dixhital denoncon: Kryetari i PS dhe kryetari i qeverisë vendore të Levanit me të afërmit e tyre vjedhin paratë e të përmbyturve! Lexoni mesazhin”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Jam nga Levani i Fierit, dua të bëj një denoncim për lekët e përmbytjeve të cilat, kryetari komunës dhe kryetari i PS i kanë marrë për vete dhe të afërm të tyre. Të lutem dua të takoj vetë. Kam dokumenta zyrtare për këtë. Qëllimi im është që të bëhen publike se janë të lidhur aq shumë sa nuk po çajmë dot”, shkruan qytetari nga Levani.
Bëhet fjalë për përmbytjet e vitit 2015, ku banorët e Njësisë Administrative të Levanit ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara nga qeveria. Për këtë qëllim, banorët e Levanit kanë zhvilluar disa herë protesta. Banorët thanë se janë 400 familje që nuk kanë marrë dëmshpërblim nga dëmi që iu shkaktua prej vërshimit të Vjosës, ndërsa akuzonin vendorët e Levanit për ndarje selektive të ndihmave.
Dhjetëra familjarë të fshatit Ferras, Njësia Administrative Levan, protestuan vitin e kaluar në hyrje të kthesës së Qarrit në aksin e vjetër rrugor Levan-Vlorë. Ata thanë se, ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e vitit 2015. Banorët thanë se njerëzit e kreut të njësisë dhe 10 milionë lekë dëmshpërblime, ndërsa banorët e thjeshtë nuk kanë marrë asnjë lek. Administrata Levan dhe kryetari i PS kanë marrë nga 7 milionë dhe “Jo 7 milionë tjetri, 10 milionë tjetri. Të gjithëve t’u japin nga 100 mijë lekë të hajë populli. Jo ashtu si duan këta”, u shprehën të revoltuar banorët. “Po na bëhet padrejtësi e madhe, jemi shumë të indinjuar. U lutemi instancave kompetente të marrin masa. Komisioni që ka ndarë ndihmat për përmbytjet të thërritet dhe të vihet para përgjegjësisë kujt ja ka dhënë dhe kujt nuk ia ka dhënë”, u shprehën disa të tjerë.

Vjedhje të mëdha në parqe bletësh në Konispol

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon vjedhjet e mëdha që bëhen me parqet e bletëve në Konispol. “Bletari dixhital denoncon: Vjedhje të mëdha në parqe bletësh në Konispol. Inekzistencë të policisë dhe rendit në zonë!”, shkruan Berisha duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje zoti Berisha! Jam një qytetar nga qyteti i Konispolit. Ne kemi një problem të madh, vjedhje pa masë në parqe bletësh dhe nuk ka shtet. Asnjë pikë kontrolli nga policia! Ju lutem emrin tim mos e bëni publik! Më vjen keq që nuk ka shtet, një shtet banditësh &qelbesirash! Ku të vesh të ankohesh? Vetëm vjedhin”, shkruan qytetari nga Konispoli.

Artikulli paraprakLirohet ish-drejtori i burgut që favorizoi lirimin e Lul Berishës
Artikulli tjetërJuristja e Ramës, Ina dhe emrat e 14 militantëve të PS tek Vettingu