Kryetari në detyrë Alibeaj: Misioni i PD-së nuk ka përfunduar, është për të ndryshuar Shqipërinë


Vijojnë takimet intensive të kandidatit të Partisë Demokratike, Roland Bejko, me demokratët e Tiranës, për të diskutuar problemet dhe shqetësimet që ata dhe gjithë qytetarët kanë në kryeqytet.

Në degën 14, teksa ishte i pranishëm bashkë me kryetarin Enkelejd Alibeaj, me deputetët Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Enriketa Papa drejtuesja e PD-së për Këshillin Bashkiak, dhe kreun e degës 14, Arben Shkoza.

Gjatë fjalë së tij, kryetari në detyrë i PD Enkelejd Alibeaj theksoi:

Mirënjohje njerëzore dhe përulje për shpirtin e qëndresës dhe sakrificës për secilin prej drejtuesve të degëve dhe strukturës partiake, gjithashtu.

Ndjesë njerëzore dhe politike për mungesën e takimeve të vazhdueshme me strukturat, shkak dhe i një gjendjeje tensioni të vazhdueshëm politik brenda familjes sonë politike.

Veprimi ynë politik është në mbrojtje të Partisë Demokratike së Shqipërisë, siglës së saj politike dhe vlerave Euro-Atlantike mbi të cilat kjo Parti u themelua.

Partia Demokratike e Shqipërisë është përfaqësuesja e denjë e së djathtës politike në Shqipëri, e tilla si ideologji, program dhe mendësi, gjithashtu.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka zgjedhur një rrugëtim politik të vështirë, prelud i një ndryshimi të madh politik dhe shoqëror, i tilli i mbrujtur me sakrificë politike dhe moral njerëzor.

Zoti, Kombi, Shtetshmëria, Prona dhe Familja si vlera të skalitura dhe mesazhe të vazhdueshme të përcjella, të tilla politike dhe shoqërore.

Partia Demokratike është në një përballje të vështirë dhe të pabarabartë me padrejtësinë politike dhe ekonomike të skalitura në sistem.

Misioni i Partisë Demokratike nuk ka përfunduar, misioni ynë është për të ndryshuar Shqipërinë. Ndryshim dhe fitore përmes moralit dhe Integritetit, jo përmes aleancave politike dritë-shkurtra , larg moralit dhe parimeve politike.

Artikulli paraprakTabaku mesazh për konferencën e FMN dhe BB
Artikulli tjetërDeputetja Pampuri: Vlerat njerëzore, politike dhe intelektuale të zotit Bejko, një inspirim për PD