Në këtë 25-vjetor të saj, Partia Socialiste duket se ka arritur në pikën më të ulët të saj. Skandalet e qeverisë kanë infektuar edhe partinë e anasjelltas. Letra e publikuar dy ditë më parë nga deputeti Vladimir Kosta ku hidheshin akuza edhe ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj duket se ka gjetur mbështetjen edhe në bazë. Një reagim i fortë mund të quhet edhe ai që ka postuar në rrjetin e saj në Facebook, kryetarja e të rinjve eurosocialistë të Shkodrës, Xheni Halili. Duket se ajo ka një llogari personale me Arben Ahmetajn dhe për këtë ajo ka gjetur veten e saj tek fjalët e artikuluara në letrën e Vladimir Kostës. “Nuk më tërhoqi asnjë fjalë e thurur bukur aq shumë sa mbiemri Ahmetaj. Po the Ahmetaj i ke thënë të gjitha”, e fillon kështu reagimin e saj kryetarja e FRESSH-it të Shkodrës, ndërsa për të, ministri i Financave, Arben Ahmetaj është një palaço. “Palaçoja i PS e shumë të tjerë si ai. Unë besoj se Partia Socialiste për të cilën iu bashkova Betejës, kam ecur me kokën lart, sepse i kam ditur kufijtë e mi, dhe aq sa kam premtu kam ba (kam dëshmitarë kur kam premtu) do Luftoj shumë për të, se kur them ia dalim dhe fitojmë”, shkruan Xheni Halili, por nuk e mbyll me kaq. Ajo është aq e bezdisur dhe e neveritur nga prania e Ahmetajt në PS saqë bën edhe një premtim burrneshash: “Ne ia dalim dhe fitojmë, por nqs Ahmetaj e disa palaço si ai janë prapë më 2017, fjalë burrneshash: Unë, Xheni Halili, Heq Dorë! Unë TërhiqemM! S’asht Ky Ideali Jem, S’ash Kjo Partia Jeme!”.
Kryesore
Continue to the categoryKoha për të zgjedhur Shqipërinë
Dr. Eljan Kasa
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, qytetarët shqiptarë përballen me një vendim të rëndësishëm: të vazhdojnë me një qeverisje që ka...