Kryetarja e PD, Fier, Eriselda Çelaj: Bashkia Fier për vitin 2024 ka rritur taksat dhe tarifat vendore si për bizneset ashtu edhe për familjarët

Kryetarja e degës së PD, Fier, Eriselda Çelaj, thotë se kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka rritur taksat dhe tarifat vendore si për bizneset ashtu edhe për familjarët, përfshi edhe taksën bujqesore për të gjitha kategoritë e tokës. Në postimin e saj në Facebook, ajo shprehet se “është dyfishuar apo edhe trefishuar tarifa e shërbimit për komunitetin ku perfshihet tarifa e pastrimit, e ndriçimit dhe e gjelbërimit”.

Ndonëse tarifa e ujit u rrit me 20%, Çelaj thotë se një pjesë e mirë e qytetarëve nuk furnizohen me ujë.

Postimi i plotë i kryetares së degës së PD, Fier, Eriselda Çelaj:

Të nderuar qytetarë!
Fieri përtej propagandës së Armando Subashit dhe Edi Ramës, është një realitet, i cili i përballë banorët e qytetit me vështirësi të mëdha.

Bashkia Fier për vitin 2024 ka rritur taksat dhe tarifat vendore si për bizneset ashtu edhe për familjarët, përfshi edhe taksën bujqesore për të gjitha kategoritë e tokës.

Është dyfishuar apo edhe trefishuar tarifa e shërbimit për komunitetin ku perfshihet tarifa e pastrimit, e ndriçimit dhe e gjelbërimit.
Bashkia nuk ofron sherbime por takson dhe shpërdoron.

Pavarësisht investimeve në rrtjetin e ujësjellës-kanalizimeve, sërish furnizimi me ujë të pijshëm në Fier dhe në rrethinat e tij ngelet problem për shumë banorë, të cilët, edhe pse paguajnë rregullisht tarifën e ujit të pijshëm, nuk furnizohen rregullisht me të.

Ndonëse tarifa e ujit u rrit me 20%,një pjesë e mire e qytetarëve nuk furnizohen me uje, ndërsa ata që furnizohen nuk e marrin ujin në cilësi të mirë për t’u konsumuar.

Gjithashtu, ndotja e qytetit ngelet një problem shqetësues, duke shtuar mungesën e hapësirave të gjelbra, paraqeve dhe këndet e lojërave për fëmijët.

Zona rurale e Bashkisë Fier përballet me një vështirësi edhe më të madhe përsa i përket infrastrukturës dhe jetesës, duke bërë që banorët e këtyre zonave të largohen dhe ta braktisin vendlindjen e tyre, si pasojë e vëshitrësive të mëdha.

Këto janë vetëm një pjesë e shqetësimeve që Partia Demokratike, dega Fier, ka evidentuar, duke i vënë përballë propagandës së pushtetit, i cili nuk e sheh realitetin, por mundohet ta fshehë pas shfaqjeve propagandistike.

Partia Demokratike, dega Fier, ngelet e vendsur për të qenë në krah të qytetarëve fierakë, duke u bërë zëri i halleve dhe shqetësimeve të tyre.

Artikulli paraprakLindjet në Berat dhe Dibër kishin përkeqësimin më të lartë pas pandemisë
Artikulli tjetërKosova i shkruan Këshillit të Evropës se po përgatit projekt statut për Asociacionin