Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në vijim të takimit, ajo postoi në profilin e saj në X shkruan se kanë diskutuar për Reformën Zgjedhore ndërsa thekson se KQZ ka mbështetjen teknike të OSBE për të mundësuar votën e emigratëve.
“Takim i shkëlqyer me partnerin tonë afatgjatë KQZ Ilirjan Celibashi sot. Diskutuam për gjendjen e reformës zgjedhore, veçanërisht amendamentet e nevojshme nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Ofrova mbështetje teknike për zbatimin e legjislacionit të ri lidhur me votimin nga jashtë vendit. Lavdërova KQZ-në për profesionalizmin. Do të ndihmojmë më tej për depolitizimin e administratës zgjedhore. Besimi te partnerët dhe mes partnerëve është çelësi”, shkruan ajo.