Ksavi Hernandez: Mesi ikonë, kohën e kaloj duke parë Barçën

Ksavi Hernandez tani është diçka tjetër. Ai që ishte trajner i Barçës deri në sezonin e kaluar po e shijon kohën e lirë pa harruar klubin e tij.

 

“Më pëlqen të shoh fitoret e Barcelonës”, ka shpjeguar ish-mesfushori në një intervistë për FIFA-n.

Në çdo rast, katalanasi e ka shumë të qartë se lojtari më i mirë në historinë e klubit vazhdon të jetë, edhe sot e kësaj dite, Leo Mesi. Pikërisht, argjentinasi dhe Ksavi ndanë shumë ndeshje me fanellën e Barçës.

“Më pëlqejnë shumë futbollistë në botë, por numri një për sa i përket talentit është ende Mesi”, pohon ai. Ndoshta dallimi mes Barçës dhe Kombëtares ishte Messi. Ne nuk e kishim Leon në kombëtare, nuk kishim një lojtar që bënte aq shumë diferencë, ndaj duhej të bënim më shumë si ekip dhe në tërësi, por gjithashtu arritëm sukses: Champions, Kupa e Botës, Superkupa dhe te Barça kishim një brez shumë të mirë që arriti gjithçka”, kujton ish-mesfushori katalanas.

Këtë intervistë Ksavi e ka dhënë në kuadër të shortit të Botërorit të klubeve në të cilin Barcelona nuk do të marrë pjesë. Trajneri katalanas e quan turneun emocionues dhe një mundësi të re për subjektet që të konkurrojnë në një nivel shumë të lartë. “Mendoj se ky kompeticion do të jetë para dhe pas. E mrekullueshme për çdo klub në botë. Njerëzit e dashuruar pas futbollit mezi do të presin të shohin,” përfundon ai.

Artikulli paraprakTrazirat në Siri! Qeveria britanike do të rishqyrtojë statusin ‘terrorist’ të grupit rebel që rrëzoi Assadin
Artikulli tjetërU godit me thikë në sherrin ku u vra shoku i tij i ngushtë Martin Cani, dërgohet për mjekim të specializuar në Itali 14-vjeçari Luis Meçja