Avokati Rezart Kthupi tha në studion e MCN Live se takimi që po zhvillohet në Shëngjin nuk është një mbledhje qeverie, por një mbledhje partie e cila po përgatitet për zgjedhjet ardhshme.
Duke vijuar më tej, Kthupi theksoi se kjo mbledhje duhet të fillonte me analizën e të gjithë atyre që Rama ka nën hetim.
Nuk është mbledhje qeverie. Mbledhja nënkupton të mblidhen ministrat, kryetari i qeverisë dhe stafi teknik i ministrave dhe të diskutohet programi i qeverisë. Kur thërret deputetët është mbledhje partie, është mbledhje partie në të cilën partia përgatitet për zgjedhje.
Kemi mbledhur deputetët që t’i japin llogari kryeministrit për performancën e tyre, kjo nuk është mbledhje. Mbledhja e qeverisë ka protokoll të veçantë, ka mënyrën si administrohet, merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm.
Përshtypja ime është që ajo mbledhje duhet të fillonte me analizën e të gjithë atyre që Rama ka nën hetim apo të arratisur. Të merrte dhe një përfaqësues nga SPAK-u ta diskutonin.
Kjo nuk mund të ndodhë. Rama me gjithë këta njerëz ka bashkëpunuar. Nuk është e vërtetë fabula që mi hanë kumbullat pas shpine. Ti i kërkon moral një personi që ka bashkëpunuar me një tjetër person të arratisur. Ahmetaj nuk mund t’i ketë kryer gjërat vetë.
Kthupi tha gjithashtu se Rama po bëhet gati për atë çfarë pritet të ndodhë, ku numri i deputetëve dhe ministrave në SPAK do të shumëfishohet.
Rama po bën gati, po përgatitet përpara një katastrofe që do të ndodhë.
Rama po bëhet gati për atë çfarë pritet të ndodhë. Çështja e SPAK-ut që ke 1-2, do të shumëfishohet. Do të dalë që një pjesë e konsiderueshme e deputetëve dhe qeverisë janë në lidhje me Sky dhe Encrochat. Kupola e policisë në të njëjtën gjendje.