Kthupi: Vula e PD i takon Partisë Demokratike zyrtare. Kuvendi i Rithemelimit ka pafundësi shkeljesh

Anëtari i kryesisë së PD-së, Rezart Kthupi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, deklaroi se vula e PD-së i takon Partisë Demokratike zyrtare.

Kthupi theksoi se Kuvendi i Rithemelimit ka pafundësi shkeljesh, ndaj vula duhet që të jetë e Partisë Demokratike zyrtare.

“Jemi të bindur se do ta marrim vulën. Ne jemi pala parimore. Bashkëkryetarin e zgjedh partia, jo deputetët. Pavarësisht se pala tjetër thuhet se ka shumicën dhe hyn edhe në dialog me kryeministrin për shumë gjëra, nuk mund të zgjidhesh dot kryetar i grupit parlamentar, duke mos përfaqësuar parti.

Kuvendi i mbledhur nga Rithemelimi është i parregullt dhe për pasojë nuk ka pse të pretendojë të ketë vulën. Kuvendi i Rithemelimit ka pafundësi shkeljesh”, u shpreh Kthupi.

Artikulli paraprakPazarit Rama-Berisha i plasin “ujërat”
Artikulli tjetër“Doing business in Albania & Ligjet klienteliste”