Nga Edi PALOKA
Pas paraqitjes se nje pjese te programit te PD (ate te ekonomise dhe shendetsise) u hodhen ne sulm menjehere sherbetoret e keqperdorur e te mirepaguar nga Rama me parate qe ju grabiten shqiptareve. Ata qe nuk e pyeten kurre Ramen se ku do i gjente parate per te hapur “300 mije vende te reja pune”; ku do i gjente parate per te rritur rroga e pensione; si do e bente “shendetsine e arsimin falas”; si do i “legalizonte shtepite falas”…
Ata qe kurre nuk pyeten keto 8 vite se ku jane portet, aeroportet, rruget e resortet , ku jane ne realitet investimet qe Rama shpalos ne 3D sa here ka zgjedhje. Ata qe ne 8 vite nuk pyeten se perse asgje nga keto nuk eshte realizuar; perse Rama mashtron edhe per gjerat me banale. Ata qe ne 8 vjet nuk pyeten se ku perfundojne parate qe ju merren shqiptareve.
Ata qe nuk e pyeten kurre Ramen se si ka mundesi qe ne vend te programit ne 2017, ju ofroi shqiptareve vetem nje shfaqje me brekushe e batuta bajate per “timon e tepsi” e pastaj “fitoi” dhe zgjedhjet…!
Papritur, keta, klithen te gjithe me nje ze: “Ku do i gjeje Basha parate per te realizuar programin qe paraqiti…?” Megjithese programi eshte i detajuar dhe shpjegon konkretisht dhe burimet e financimit dhe kohen e menyrat e realizimit.
Sidoqofte sa per “indicie”, po ju jap vetem nje shifer “te vogel” nga ato qe ju grabiten shqiptareve çdo dite per te perfunduar ne xhepat e Rames dhe oligarkeve te tij
Ah se harrova, jane dhe parate me te cilat shperbleheni ju…