Ku janë ata që kërkonin prishjen e Teatrit?!

Nga Bardhyl LONDO

Tirana ka kaq kohe qe ndryshe edhe nga kryeqytete fare te humbur te botes nuk ka fare Teater. Kjo eshte gjysma e se keqes. E keqja me e madhe eshte se nuk po flitet fare per te si per nje te vdekur te bezdisshem. Llogaritni kohen sa te perfundojne pazarlleqet per truall, tendera etj. etj., llogarisni pastaj kohen e ndertimit dhe mendoni pas sa vjetesh mund te ngrihet i famshmi Teater i ri.

Natyrisht une dhe shumica e kryeqytetasve nuk presim gje nga zyrtaret e larte qe ideuan prishjen e Teatrit, por pyetja qe shtroj une eshte: ku jane ata aktore qe neneshkruan me aq zell e entusiazem shkaterrimin e Teatrit dhe ne predikonin perralla per nje teater te ri madheshtor.

Ku jane ata aktore qe u futen mish tek Erion Veliaj dhe dolen sallam? Perse nuk mblidhen perseri dhe te neneshkruajne nje peticion tjeter ku te kerkojne ngritjen sa me pare te teatrit siç e enderronin ata ose siç i urdheruan te enderrojne me sy hapur?

Le ta dije kushdo se talljen me Teatrin Kombetar nuk do ta fale apo toleroje askush. Teatri me shume se i firmetareve peticioniste eshte i njerezve, qytetareve.

Artikulli paraprakMesazhi i gazetarit të Car. Bol. për Drejtoreshën e Arsimit: Mbeshtesim PS si familje, me fusni gruan në punë
Artikulli tjetërMeta i përgjigjet Ramës: Secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij