Ku mund të luajë Pogba?

Manchester United duhet të vendosë Paul Pogba në një rol në mes të fushës për të marrë më të mirën nga ylli i Francës, sipas ish-shokut të tij, Wayne Rooney. Jose Mourinho e dërgoi Pogba në stol gjatë fitores 2-0 të Premier League, të shtunën, në “Huddersfield Town”, pas një shfaqjeje të dobët në humbjen e mëparshme ndaj Tottenham. Trajneri i Manchester United vlerësoi reagimin e Pogbasë si një demonstrim i disiplinës dhe profesionalizmit të tij, por Rooney, i cili, gjithashtu u gjend i bllokuar nga tekniku portugez në fund të karrierës së tij te “Djajtë e Kuq”, beson se një lëvizje taktike mund ta rigjejë formën më të mirë të 24-vjeçarit.
“Për mua, Paul Pogba është një lojtar klasik i “box-to-box”. Ai mund të bëjë gjithçka, shumë mirë, tha Rooney për programin e së hënës “Night Football”, për “Sky Sports”. Nëse ai ka atë liri, ku nuk duhet të mendojë shumë për rolin e tij mbrojtës, Pogba mund të shkaktojë kaos te kundërshtari. Te Juventus kishte Andrea Pirlon pranë tij. Me Nemanja Matic dhe një tjetër përkrah tij, me tre në mesfushë, me siguri do të marrë më të mirën nga ai”. Pogba ka luajtur 22 ndeshje me Manchester Unitedin, në të gjitha garat, këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke ofruar 10 asiste.

Exit mobile version