Ku po fshihet Rama? SHBA do të godasë fort krimin në politikë

Prej të shtunës Rama ka “prerë gojë”. Njeriu që tallej herë pas herë edhe me deklaratat e diplomatëve kur ata fshikullonin qeverinë, pas deklaratave të ambasadorit amerikan Lu, të shtunën dhe të hënën ka reaguar ndryshe nga disa muaj më parë. Ai ka heshtur. Mesazhin e ka kuptuar. Rrezikun e ka ndjerë.
Ka prerë me urgjencë një biletë avioni për në New York dhe është nisur direkt drejt vendit ku strehohet miku i tij, Soros me lidhje të shumta politike. Njoftimi i dalë nga zyra e tij bën fjalë për një funeral të këshilltarit të tij në fushatat elektorale. Por, ai ka vdekur që me 29 gusht. Ti jetë bërë varrimi dje më 3 tetor? Pak e besueshme ky version i njerëzve të fortë të Ramës dhe për më tepër qesharak.
Triumfatori i 25 qershorit duket se nuk po e gëzon fitoren me votat e blera të bandave të krimit anëembanë Shqipërisë. Tani i duhet një zgjidhje tjetër, si të shpëtojë nga uragani amerikan që po mbërrin. Do ta ketë të vështirë. Shtetet e Bashkuara kanë evidentuar problematikat e rënda të njehsimit të krimit të qeverisë dhe pritet një ndërhyrje e fortë. Goditja do të jetë për krimin në politikë dhe politikën në krim. A do të mundet Rama të shpëtojë? Këtë do ta tregojnë ditët dhe javët e ardhshme. E sigurtë është se dosjet e tij janë tashmë në duart e hetuesve nga përtej oqeanit. Kanë mbërritur atje të dorëzuara dhe të kopsitura me tepër kujdes jo vetëm nga kundërshtarët politikë, por mbi të gjitha nga agjencitë e shërbimeve sekrete dhe akoma më shumë edhe nga njerëz të afërt të tij. Gjithkush po mundohet që të shpëtojë veten në qeveri. Rama i pari. Të tjerët janë në pritje. Ajo që Rama i trembet më shumë se gjithçka tjetër është se lidhjet e tij me krimin e organizuar janë të faktuara. Në këtë proces natyrisht që do të ketë edhe të penduar që për të shpëtuar veten do të tregojnë me hollësi detaje të shumta nga kjo kasaphanë që krimi i organizuar ka bërë në Shqipëri gjatë këtyre katër viteve në ngritjen e Narko-Republikës.

Gati dosjet për dy ministra, Rama kërkon të shpëtojë veten

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pësuar ndryshime sa i takon përfaqësimit diplomat në Europë. Departamenti Amerikan i Shtetit emëroi Wess Mitchell si Asistent, Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë në vend të Victoria Neuland. Emërimi i tij është konfirmuar edhe nga senati amerikan dhe ai tashmë ka nisur detyrën. Si ndihmës i afërt i tij është emëruar Jonathan Moore, Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Europën, i cili pritet të konfirmohet në ditët e ardhshme.
Burime konfidenciale të SYRI.net bëjnë me dije se muaji tetor do të jetë një muaj zhvillimesh politike të forta në Shqipëri.
Sipas po të njëjtave burime, thuhet se Uashingtoni pritet të publikojë gjatë këtij muaji, pjesë të dy dosjeve mjaft të forta, të cilët kanë si objektiv të tyre, dy ministra aktualë të Qeverisë ‘Rama2’. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama ka udhëtuar dje me urgjencë drejt SHBA-së, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.
Ajo që besohet se do të ndodhë gjatë tetorit, është se dy ministra të kabinetit Rama2, do të largohen nga qeveria me ose pa dorëheqje, modalitetet mbeten ende për t’u definuar. Kjo sa i takon Edi Ramës. Ka nisur një fortunë amerikane kundër krimit të organizuar dhe kjo pritet të sjellë goditje edhe tek lidhjet politike të këtyre strukturave.
Ambasadori amerikan, Lu ka dhënë paralajmërime të forta në drejtim të qeverisë. Ai deklaroi të shtunën se, “rinia ka në dorë ta rrëzojë qeverinë kur ajo nuk i përgjigjet”. Të hënën ambasadori amerikan shkoi më tej, duke denoncuar lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë, ku Shullazi kryen trafikun e drogës edhe nga burgu, ndërsa Klement Balili i kërkuar nga FBI endet akoma i lirë.
Ambasadori tha se, Shqipëria zotërohet nga 4 familje mafioze dhe 20 grupe të strukturuara kriminale. Fakti që ato janë fuqizuar kaq është ka të bëjë me lidhjet e tyre të forta me politikën dhe emrat nuk munguan.
Reagimi i Donald Lu mund të jetë edhe një paralajmërim për Edi Ramën që të marrë masat sa më parë dhe të shpëtojë ç’të mundet nga “uragani” që po vjen nga Uashingtoni.
Ajo që i duhet Ramës të bëjë në këtë rast është të largojë sa më parë me “dorëheqje” 2 ministrat e kabinetit aktual, dosjet e të cilëve do të plasin sëshpejti. Kjo shpjegon edhe udhëtimin misterioz dhe urgjent të një dite më parë të Edi Ramës në SHBA.

Rama me urgjencë drejt SHBA për të gjetur avokat

Kryeministri Rama ka ndërmarrë të hënën një udhëtim urgjent për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak kohë, pasi qëndroi aty për 10 ditë. Burime të sigurta nga stafi pranë tij e konfirmojnë këtë lajm, por sipas tyre kjo vizitë ka të bëjë me një vdekje në rrethin e të njohurve të tij, përtej oqeanit.
Por burime të tjera thonë, se “vdekja” është një alibi pas dekonspirimit të kësaj vizite të fshehtë 24 orëshe në SHBA.
Ato e lidhin udhëtimin me deklaratat e fundit të ambasadorit Lu dhe ultimatumin që i kanë dhënë SHBA-të, për të goditur simbiozën e krimit të organizuar, me zyrtarë të lartë në qeverinë e tij.
Mësohet se, Rama ka shkuar në SHBA për të takuar mikun e tij Xhorxh Soros dhe për t’i kërkuar ndihmë. Të njëjtat burime konfirmojnë se e gjitha kjo bëhet, për të shpëtuar kokën e tij, pasi dy ministra aktual të kabinetit që drejton tashmë, “e kanë prerë biletën” e largimit.
Duket se do të kemi një “Deja Vu” të rastit Tahiri, të cilin Edi Rama “e shiti” pa problem, për të larguar përgjegjësitë e tij nga ajo që ndodhi në vitin 2016 me kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit, deri në majë të piramidës shtetërore.
Rama mbërrin sot në Shqipëri dhe pas këtij udhëtimi dhe deklaratave të ambasadorit Lu mësohet se priten zhvillime të rëndësishme, në skenën politike shqiptare.

Exit mobile version