Ku po shkon e Majta dhe e Djathta?

Nga Erl Kodra

Fjalori politik i të majtës dhe të djathtës është reduktuar dukshëm në klishe interesante rreth seksit dhe disa temave pa lidhje.

Në fakt nuk është se këto tema nuk janë interesante, por se ndërkohë që e majta ka braktisur me kohë qëndrimet ekstreme ndaj lirive dhe të drejtave njerëzore, e djathta po rrëshqet me shpejtësi drejt ekstremizmit dhe populizmit, duke akuzuar të majtën për “liberalizëm ekstrem” dhe kapje të shtetit.

Asgjë nga këto broçkulla nuk duket se bazohet në fakte, por gjithsesi, ato kanë efekt në një publik që ndillet dhe manipulohet lehtësisht në tema të parëndësishme për interesat e tyre reale.

Populistët e djathtë e kanë kuptuar mirë epokën ku jetojmë; në kushtet kur çdo banor i globit ka një telefon inteligjent në dorë, që është në gjendje të ndërveprojë në një audiencë gjigande.

Hedhja në treg e temave që lidhen me familjen dhe rrezikun imagjinar që i kanoset asaj nga majtistët, që tek aborti deri tek orientimet seksuale të njerëzve, natyrshëm ndezë llambat e alertit tek shumë njerëz.

Sepse ata e dinë fare mirë se shumica e njerëzimit – përfshirë të majtët dhe të djathtët, të bardhët dhe të zinjtë, lekurkuqët dhe të verdhët – janë për familjen tradicionale, dhe se shumica absolute e njerëzimit kanë prirje të drejta seksuale.

Homoseksualët kanë ekzistuar që në lindje të shoqërisë njerëzore, dhe do të ekzistojnë sa të ekzistojë edhe soji ynë njerëzor. Asnjë e keqe nuk i ka ardhur shoqërisë njerëzore prej tyre, as nuk do t’i vijë.

Homoseksualizmi ka qenë gjithmon pjesë e shoqërisë; herë janë toleruar e herë jo, por që kurrë nuk janë zhdukur. Të gjithë njerëzit lindin sa të ngjashëm, por edhe të ndryshëm, ndaj homoseksualët janë pjesë e natyrës njerëzore.

Dhe kjo nuk ka asnjë lidhje as me të majtën, as me të djathtën.

Ndyshimi i vetëm ka të bëjë me faktin se vitet e fundit homoseksualët po fitojnë disa të drejta që nuk i kanë patur më parë. Ata thjesht po kërkojnë që të mos bëjnë jetë të dyfishtë, të mos fshihen skutave, të pranohen nga shoqëria, madje të pranohen edhe nga prindërit e tyre.

Por kjo nuk do të thotë se ata po rrezikojnë pjesën tjetër, shumicën e popullsisë. Sepse edhe nëse ata nuk i pranon shoqëria, ata prapë do të ekzistojnë, siç kanë ekzistuar për miliona vjet.

Të ngreshë platforma politike mbi abortin, orientimin seksual ose vlerat e familjes – sigurisht që janë tema tërheqëse për shumicën e popullsisë.

Por ku qëndron ndryshimi në këto tema? Populistët predikojnë se aborti nuk duhet lejuar kurrsesi, në asnjë rrethanë, ose vetëm në raste ekstreme.

Ata thonë se aborti nuk duhet lejuar as në rastet e përdhunimeve ose të inçestit. Po sikur ta provojnë në lëkurën e tyre (mos o Zot) një tragjedi të tillë, si do vepronin?

Po në rastet e sëmundjeve ose kur rrezikohet shëndeti i nënës? Në fjalorin tonë ekziston shprehja “kur fëmina ndjehet gjallë” që korespodon me 12 javët e para të shtatzanisë.

Për shumicën e njerëzimit periudha 12 javore është normale. Dhe të majtë e të djathtë e kanë bërë abortin brenda 12 javësh.

Ndërkohë “të djathtë” të tjerë – pararendësit e këtyre të sotshëm – shpikën teorinë e eugjenikës që çoi në sterilizimin dhe vrajsen e miliona njerëzve, madje shpikën edhe furrat me gaz.

Por këtu ekstremet bashkohen edhe me të majtën, që e praktikuan biologjinë e rracave, madje deri ne vitet 1990.

Meqë ra fjala, Suedia ka sterilizuar rreth 63,000 njerëz, prej vitit 1934 deri në vitin 1990, burra dhe gra, bazuar në gjendjen ekonomike dhe teste inteligjence. Këtu po; janë kryer krime kundër njerëzimit. Por askush nuk flet për këtë tmerr që është luajtur në mes të Europës.

Hitleri i dogji në furra me gaz, ndërsa Suedia i sterilizoi. Grave u nxirej mitra jashtë funksionit, ndêrsa burrave u shtrydhnin koqet. Bukur shumë.

E majta dhe e djathta ekstreme janë thjesht një mut i madh mes nesh. Ato janë dy ideologji që bashkëpunojnë si dreqi për të ndezur urrejtjen mes nesh, për të zgjuar instinktet tona më të errta.

Të tjera gjëra e rrezikojnë të ardhmen tonë, por që zakonisht ato fshihen pas temave të tilla të “interesante”.

Exit mobile version